LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari Kupina tregon arsyen se pse presidentja Osmani u operua në spital privat

Këshilltari Kupina tregon arsyen se pse presidentja Osmani u operua në spital privat

Një ndërhyrje kirurgjike e presidentes, Vjosa Osmani, e kryer të mërkurën në një institucion privat shëndetësor, nxiti reagime të ndryshme në vend.Presidentja u kritikua për mosrealizimin e ndërhyrjes në njërin nga institucionet publike.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, tha se ajo është operuar në spitalin privat ngase axha i saj është i angazhuar aty dhe i njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes dhe kishte përcjellë që një kohë gjendjen e saj.

“Arsyeja pse Presidentja Osmani është operuar në spitalin ‘“Aloka’ është ngase axha i Presidentes, kirurgu dr. Eshref Osmani është i angazhuar në këtë spital dhe ka qenë në përcjellje të gjendjes shëndetësore të Presidentes qe një kohë të gjatë. I njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes kirurgjike. Dr. Osmani deri në pensionim ka punuar në QKUK, dhe ka një përvojë kirurgjike mbi 40 vjeçare. I njëjti e ka përcjellë me vite të tëra gjendjen shëndetësore të Presidentes, dhe për rrjedhojë nën këshillimin dhe mbikëqyrjen mjekësore të Dr. Osmanit është realizuar intervenimi kirurgjik në spitalin “Aloka”, meqë për shkak të pensionimit ai nuk punon më në QKUK. Ndërhyrja kirurgjike është realizuar në institucion shëndetësor të licencuar, i cili e ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nga mjekët dhe stafi ndihmës vendor”, ka thënë Kupina për KALLXO.com.


Ai ka theksuar se është e drejtë e pacientit të zgjedhë mjekun andaj sipas tij nuk ka asnjë arsye të njollosen mjekët që punojnë në institucionet shëndetësore, qoftë publike apo private.

“Realizimi i ndërhyrjes kirurgjike nuk paraqet vlerësim të përgjithshëm mbi arritjet dhe sfidat e sektorit publik shëndetësor, pasi që Presidentja Osmani dhe familja e saj në vazhdimësi, në mbi 90 për qind të rasteve, marrin shërbime shëndetësore nga institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës. Angazhimi i presidentes Osmani për fuqizimin e sektorit të shëndetësisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj asnjëherë”, ka shtuar Kupina.

Kupina ka thënë se “sapo është marrë vendimi i mjekëve specialistë për ndërhyrje kirurgjike për shkak të dhimbjeve akute, Presidentja Osmani e ka përcjellë njoftimin e dorëzimit të përgjegjësive te z. Konjufca, i cili është njoftuar paraprakisht për realizimin e ndërhyrjes. Kësisoj, është garantuar që Republika e Kosovës të mos mbetet për asnjë moment pa kreun e shtetit”.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e kërkon njoftimin publik të kalimit të përgjegjësive në sekondë, ndaj njoftimin publik e ka bërë Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, kur ka vlerësuar se duhet të bëhet një gjë e tillë për t’u njoftuar qytetarët për bartjen e përkohshme të përgjegjësive nga Presidentja Osmani tek kryetari Konjufca”, ak thënë Kupina.

Ai ka sqaruar se pagesa e ndërhyrjes kirurgjike e Osmanit do të kryhet me mjete vetanake sepse aktualisht ajo dhe familja e saj nuk ka sigurim shëndetësor.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori