LAJMI I FUNDIT:

Heroi i ri i LA Lakers, Matt Ryan, që askush nuk e njihte: Para dy vitesh punonte si varrmihës dhe shpërndante ushqim për të siguruar jetesën

Heroi i ri i LA Lakers, Matt Ryan, që askush nuk e njihte: Para dy vitesh punonte si varrmihës dhe shpërndante ushqim për të siguruar jetesën

Los Angeles Lakers ka fituar mbrëmë, duke marr fitoren e dytë radhazi, pas katër humbjesh dhe heroi i mbrëmjes ishte një lojtar që shumë njerëz pak kanë dëgjuar për të.

Los Angeles Lakers mposhti Neë Orleans pas kohës shtesë me rezultat 120:117, pasi loja shtesë ishte siguruar nga një basketbollist 25-vjeçar i cili është i panjohur edhe për tifozët në LA.

New Orleans ishte në epërsi 111:108, me 1.3 sekonda të mbetura, kur Austin Reaves po kalonte topin nga vija anësore dhe opsionet logjike të pasimit ishin LeBron James dhe Anthony Davis.

Megjithatë, ai vendosi të kalojë në anën tjetër të fushës për Matt Ryan, i cili deri në atë moment kishte shënuar vetëm një nga tri tentime për tre pikë, por shënoi dhe e qoi lojën në shtesë dhe atë nga një situatë shumë e vështirë, duke i shpëtuar Lakers nga humbja.

Të gjithë adhuruesit e basketbollit pyesin me të drejtë: Kush është Matt Ryan dhe si ka mundësi që kemi dëgjuar për të vetëm në moshën 25-vjeçare?

Ryan, i cili ka të njëjtin emër dhe mbiemër si qendërmbrojtësi i famshëm në NFL, ka lindur në vitin 1997 në Nju Jork, dhe gjatë karrierës së tij në kolegje ka luajtur për Notre Dame (2015-2017), Vanderbilt (2018-2019) dhe Chattanooga (2019-2020).

Ai nuk u përzgjodh në draftin e vitit 2020, dhe më pas ndaloi së luajturi basketboll për shkak të pandemisë së coronavirusit, dhe në gjysmën e dytë të 2020 dhe gjysmën e parë të 2021 ai punoi në një kompani të shpërndarjes së ushqimit për DoorDash dhe UberEats).

Madje ai për të siguruar jetesën punoi edhe si varrmihës në varrezat Yonkers, Nju Jork.

Në fund të vitit 2021, ai mori një ofertë nga Bostoni dhe nënshkroi një “kontratë të dyanshme” me ta, por veshi fanellën e Celtics vetëm një herë.

Para fillimit të këtij sezoni, ai nënshkroi për LA Lakers dhe sigurisht që do ta mbajë mend ndeshjen e mbrëmshme, e cila ishte vetëm e gjashta në NBA dhe në të cilën shënoi gjithsej 11 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Vazhdon maratona e “Euro 2024” - tri ndeshje do të luhen sipas orarit

Vazhdon maratona e “Euro 2024” - tri ndeshje do të luhen sipas orarit

Përfaqësueset
Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori