LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma e pranon se nuk e dinte që PSG mund të përfundonte në vendin e dytë në grup

Donnarumma e pranon se nuk e dinte që PSG mund të përfundonte në vendin e dytë në grup

Edhe pse Paris Saint-Germain mundi Juventusin mbrëmë, ata përsëri përfunduan të dytit në Grupin H, diçka për të cilën Gianluigi Donnarumma nuk ishte në dijenideri pas përfundimit të ndeshjes.

Benfica fitoi grupin, duke siguruar vendin e parë pas një fitoreje emocionuese 6-1 në udhëtim te Maccabi Haifa. Humbja e Juventusit konfirmoi vendin e tretë në grup, duke e zbritur në Ligën e Evropës.


Përfundimi i PSG-së në vendin e dytë do të thotë se ata ka të ngjarë të kenë një short të vështirë në raundin e 16-të, duke qenë se mund të takohem me ekipe fituese të grupeve si Napoli, Bayern Munich dhe Tottenham.

Duke folur për Sky Sports pas fitores ndaj Juventusit, Donnarumma pranoi se nuk ishte në dijeni për vendin e dytë në Grupin H.

“Sinqerisht, fatkeqësisht e mora vesh për vendin e dytë në grup vetëm kur ndeshja mbaroi”, ka thënë fillimisht Donnarumma pas ndeshjes.

“Fatkeqësisht ishte kështu, por ishte e rëndësishme të fitonim. Pastaj, me kë do të përballemi. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer”, përfundoi italiani.

23-vjeçari ka performuar mirë për PSG-në këtë sezon, duke shijuar kohën më të qëndrueshme të lojës në krahasim me sezonin e tij debutues në kryeqytetin francez.

Portieri italian ka bërë 20 paraqitje në të gjitha garat, duke mbajtur nëntë herë portën e paprekur dhe duke pranuar vetëm 15 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori