LAJMI I FUNDIT:

Dhëndri i të moshuarës: Nuk e dërguam me dëshirë në atë shtëpi, na imponuan rrethanat jetësore

Dhëndri i të moshuarës: Nuk e dërguam me dëshirë në atë shtëpi, na imponuan rrethanat jetësore

Erzen Vala, dhëndri i gruas së moshuar, e cila u keqtrajtua nga një infermiere në një qendër për të moshuar në Pejë, ka thënë se rasti ka ndodhur para katër ditëve, dhe se familjarët nuk kanë mundur të kuptojnë nga ajo se ka qenë e keqtrajtuar, sepse sipas tij, gruaja vuan nga sëmundja e alzheimerit, sëmundje kjo që shkakton harresë.

Ai thotë se viktima ka familjarë, por që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të jenë bashkë me të.

“Viktima e ka djalin në Belgjikë, një tjetër djalë e ka të vrarë dhe e ka vajzën që është bashkëshortja ime. Nuk e kemi dërguar me dëshirë por për shkak të rrethanave jetësore për një kujdes më të mirë”.


Dhëndri i gruas së moshuar tha se deri në publikimin e kësaj video nuk kanë pasur ankesa.

“Nuk kemi ndonjë vërejtje, e kemi vizituar dy-tri herë në javë prej vajzës dhe farefisit, nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Që një vit është aty. Zonja vuan nga alzhemieri dhe nuk kemi mundur të hetojmë diçka”, ka thënë ai.

“Do të shohim si do të veprojmë. Inspektorët e shëndetësisë tashmë janë duke inspektuar institucionin në fjalë”, tha tutje dhëndëri./Telegrafi/

VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori