LAJMI I FUNDIT:

SHBA akuzon Korenë e Veriut se po përpiqet të fshehë dërgesat e municioneve në Rusi

SHBA akuzon Korenë e Veriut se po përpiqet të fshehë dërgesat e municioneve në Rusi

Sipas dokumenteve të sapodeklasifikuara, SHBA-të po akuzojnë Korenë e Veriut se ka furnizuar fshehtas Rusinë me predha artilerie për luftën në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë besojnë se dërgesat e fshehta të Koresë së Veriut – së bashku me dronët dhe armët e tjera që Rusia ka marrë nga Irani – janë dëshmi të mëtejshme se edhe arsenalet konvencionale të artilerisë së Moskës janë pakësuar gjatë tetë muajve luftime, përcjell Telegrafi.

Siç shkruan CNN, Koreja e Veriut po përpiqet të fshehë dërgesat duke e bërë të duket sikur municioni po dërgohet në vendet në Lindjen e Mesme ose Afrikën e Veriut, thotë inteligjenca.


Pretendimet e fundit vijnë rreth dy muaj pasi komuniteti i inteligjencës amerikane tha se besonte se Rusia ishte në procesin e blerjes së miliona raketave dhe predhave artilerie nga Koreja e Veriut për përdorim në fushën e betejës, raportuan CNN dhe media të tjera në atë kohë.

“Në shtator, Republika Popullore Demokratike e Koresë mohoi publikisht se kishte për qëllim t’i jepte municion Rusisë”, tha koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike John Kirby në një deklaratë për CNN. “Sidoqoftë, informacionet tona tregojnë se DPRK-ja po furnizon fshehurazi luftën e Rusisë në Ukrainë me një numër të konsiderueshëm predhash artilerie, ndërsa fsheh destinacionin e vërtetë të dërgesave të armëve duke u përpjekur ta bëjë të duket sikur ato po dërgohen në vendet e Lindjes së Mesme ose Afrikën Veriore”.

Sidoqoftë, shkruan më tej CNN, zyrtarët nuk dhanë prova për të mbështetur akuzat e reja.

Aty gjithashtu nuk u dha detaje se sa armë janë pjesë e dërgesave, apo se si do të paguheshin.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nëse këto dërgesa janë pranuar”, tha Kirby. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Kalo në kategori