LAJMI I FUNDIT:

Ukraina zbulon identitetin e personit përgjegjës për shkatërrimin e infrastrukturës energjetike të Kievit  

Ukraina zbulon identitetin e personit përgjegjës për shkatërrimin e infrastrukturës energjetike të Kievit  

Zëvendës-shefi i kabinetit të presidentit rus Vladimir Putin, Sergei Kiriyenko, është “ideologu kryesor” i shkatërrimit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës, sipas Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Kiriyenko, ish-kreu i kompanisë shtetërore bërthamore ruse Rosatom, është njëherit njëri nga zyrtarët më të fuqishëm të Kremlinit, transmeton Telegrafi.

“Ideologu kryesor dhe lobuesi i shkatërrimit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës është Sergei Kiriyenko, zëvendës-shefi i kabinetit të presidentit rus, i cili është i informuar mirë për sektorin e energjetikës falë punës së tij në Rosatom”, shtoi Danilov.


Thuhet se Ukraina i di emrat e rusëve që janë përgjegjës për të gjitha këto sulme, dhe se ata duhet nxjerrë para drejtësisë për shkak të veprimeve të tyre.

Më herër Kyrylo Budanovi, kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, ka thënë se Kiriyenko konsiderohet si njëri prej pasuesve të presidentit rus Vladimir Putin.

Sulmet raketore dhe ato me dronë kanë shkatërruar 40 për qind të infrastrukturës energjetike të Ukrainës, dhe për pak kohë kishte lënë një pjesë të madhe të Kievit pa rrymë dhe ujë. /Telegrafi/