LAJMI I FUNDIT:

Daçiqi si Millosheviqi, thotë se e do Kosovën pa shqiptarë

Daçiqi si Millosheviqi, thotë se e do Kosovën pa shqiptarë

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se shteti i tij do të donte që Kosovës t’i jepet liberalizimi i  vizave, pasi, sipas tij, gjysma e qytetarëve menjëherë do ta braktisnin Kosovën.

Shefi i diplomacisë serbe në një deklaratë për media, së fundmi, ka thënë se Serbia aspak nuk paraqet problem për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne pajtohemi me këtë, por nuk po pranon Bashkimi Evropian. Por, pse nuk duan t’ua japin liberalizimin e vizave? Sepse e dinë që nëse e bëjnë këtë, gjysma e qytetarëve menjëherë do të shkonin në Bashkimin Evropian. Dhe, unë do të ndihmoja këtu”, ka thënë Daçiq, transmeton Telegrafi.


Këtë deklaratë të Daçiqit, i cili është zgjedhur Ministër i Jashtëm në qeverinë e re serbe, e ka publikuar anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste në Serbi, Boris Miliçeviq, që është ndihmës i ministrit për të drejtat e njeriut e të pakicave dhe dialogun shoqëror në Qeverinë e Serbisë.

Se e do Kosovën pa shqiptarë, njësoj sikurse shefi i tij në parti e pushtet Sllobodan Millosheviqi në vitet ’90-ta kur ushtria e policia serbe vrau mbi 10 mijë e dëboi mbi një miloon shqiptarë nga Kosova, Daçiq e tha edhe në vitin 2019, kur ishte ministër i Jashtëm, duke thënë se Serbia është pro që Kosovës  t’i jepet liberalizimi i vizave, në mënyrë që shqiptarët ta braktisin vendin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori