LAJMI I FUNDIT:

A mund ta shkaktojë kërcitja e gishtave artritin

A mund ta shkaktojë kërcitja e gishtave artritin
(Foto: Medanta)

Kur janë nervozë ose të përqendruar, njerëzit në përgjithësi kalojnë duart nëpër flokë, prekin fytyrat, kafshojnë thonjtë, trokasin këmbët, shtrëngojnë buzët dhe kërcasin kyçet e tyre. Shumë pyesin nëse mund të ketë pasoja negative.

“Që nga vitet e shtatëdhjeta, ne kemi studiuar nëse artriti mund të zhvillohet si rezultat i kërcitjes së nyjave”, thotë Elaine Husni nga Departamenti i Reumatologjisë dhe Imunologjisë në Klinikën Cleveland.

Dhe nëse po pyesni veten nëse kërcitja e nyjave mund të shkaktojë artrit, përgjigjja është ndoshta jo, transmeton KP.


(Foto: Healthline)

Në fakt, nuk ka asgjë të dëmshme për kërcitjen, sepse është një flluskë që shfaqet në nyje, dhe shpërthen kur ushtrohet. Si rezultat, ne dëgjojmë një tingull kërcitjeje.

Një studim i publikuar në vitin 2011 në The Journal of the American Board of Family Medicine zbuloi se kërcitja e zakonshme e nyjave nuk është një faktor rreziku për osteoartritin e duarve. Por, Husni thotë se kjo mund të çojë në probleme të tjera të nyjave.

“Kërcitja e nyjave mund të çojë në dobësim të tyre, gjë që mund të shkaktojë dhimbje dhe ju mund ta gaboni atë ndjenjë me artritin”, ka shpjeguar ai.

Me kalimin e moshës, gjasat për të zhvilluar artrit në përgjithësi rriten. Pra, edhe pse kërcitja e nyjave ndoshta nuk e shkakton, nuk do të thotë se nuk do ta zhvilloni.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori