LAJMI I FUNDIT:

Sipas kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, rusët kanë montuar pajisje ushtarake në kulmin e centralit më të madh bërthamor në Evropë

Sipas kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, rusët kanë montuar pajisje ushtarake në kulmin e centralit më të madh bërthamor në Evropë

Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase, ka njoftuar se forcat ruse kanë vendosur në kulmin e centralit bërthamor Zaporizhzhia pajisje ushtarake.

Siç raporton Kyiv Independent duke u thirrur në burime brenda kundërzbulimit ushtarak dhe ministrisë së Mbrojtjes, rusët në kulmin e centralit më të madh bërthamor në Evropë, kanë vendosur pajisje ushtarake për t’ju kundërvënë ukrainasve që po i vëzhgojnë nga ajri, transmeton Telegrafi.

Forcat ruse kujtojmë që kanë pushtuar centralin bërthamor Zaporizhzhia, në ditët e para të luftës në Ukrainë.


Në anën tjetër Ukraina dhe Rusia vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën për granatime në këtë rajon, që një incident më i vogël do të mund të sillte një katastrofë tjetër bërthamore.

Megjithatë, imazhet satelitore e kanë dëshmuar në disa raste se ka pasur granatime në afërsi të këtij centrali bërthamor, që u inspektua muajin e kaluar nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara.

E ukrainasit vazhdimisht kanë kërkuar që rusët të largohen nga kjo zonë, dhe të mos e shfrytëzojnë centralin bërthamor si mburojë duke e shantazhuar tërë Evropën. /Telegrafi/