LAJMI I FUNDIT:

Çdo i pesti rus i mobilizuar, emri i të cilit është bërë publik – ka ndërruar jetë para se të dërgohet në luftë  

Çdo i pesti rus i mobilizuar, emri i të cilit është bërë publik – ka ndërruar jetë para se të dërgohet në luftë  

Sipas Novaya Gazeta, çdo i pesti i mobilizuar emri i të cilit zyrtarisht është publikuar nëpër lista, ka ndërruar jetë para se të dërgohej në luftë.

Madje sipas kësaj të përditshme, janë specifikuar shkaqet më të shpeshta të këtyre vdekjeve që Moska po tenton t’i mbajë të fshehta, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre janë rrahja, alkooli, droga, vetëvrasje dhe aksidentet. Në anën tjetër, Kremlini po i fshehë këto të dhëna – duke tentuar t’i bëjë heronj të kombit këta burra të mobilizuar.


Kjo është një dëshmi tjetër që në ushtrinë ruse mungon disiplina, kontrollet e rrepta si dhe hierarkia e cila do të duhej të informohej për çdo lëvizje të ushtarëve.

Madje në disa raste edhe vetë eprorët e lartë ushtarakë rusë janë përfshirë në zënka nëpër kafiteri, ku nën ndikim të alkoolit janë konfrontuar fizikisht e me armë me zyrtarë të Shërbimit Sekret rus.

Një rast i tillë ka ndodhur në Ukrainë kur komandanti dhe disa ushtarë rusë, shtien në drejtim të agjentëve të FSB-së që ishin në rroba civile, dhe pas një fjalosje mbetën të vdekur dy pjesëtarë të FSB-së si dhe një ushtar rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori