Departamenti Amerikan i Shtetit, të hënën kishte thënë se Qeveria e ka refuzuar kërkesën e partnerëve ndërkombëtar në lidhje me vendimin për targa. Ndërsa, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka deklaruar të kundërtën pasi sipas saj, Qeveria ishte dakorduar me partnerët ndërkombëtar.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se në lidhje me vendimin për ndryshimin e targave nga ato ilegale në RKS, partnerët ndërkombëtar kanë qenë të dakorduar me Qeverinë e Kosovës.
Po ashtu, sipas saj Qeveria nuk sheh një eskalim të situatës në terren, dhe se vendimi nuk ka asnjë mundësi të shtyhet më, nuk mund të rishikohet dhe të ndryshohet.
“Ne nuk shohim eskalim të situatës në terren, në momentin kur ka filluar zbatimi i vendimit kanë filluar vërejtjet, dhe këto janë rregulla që duhet të respektohen. Nuk mund të rishikohet vendimi, ne jemi dakorduar me partnerët ndërkombëtar”, ka deklaruar Pacolli.
Sipas saj, Qeveria ka punuar ngushtë me secilin partnerë ndërkombëtar, dhe se është informuar secili se kur do të fillojë zbatimi i vendimit, dhe se si do të fillojë zbatimin.
Ajo në intervistë për RTV Dukagjinin, ka thënë se ky vendim nuk ka të bëjë që të vendosen rregulla të cilat dënojnë një pjesë të popullatës, por sipas saj të vendoset ligjshmëri në Kosovë, “ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me serbët lokal në mënyrë që ata t’i ndryshojnë targat ashtu siç është marrë vendimi”, ka thënë Pacolli.
“Tani kemi përshkallëzimin i cili iu ofron shumë mundësi që ata të fillojnë dhe të mendojnë që të t’i ndërrojnë targat, ata nuk kanë asnjë ditë afat sepse deri me 21 nëntor do të marrin vërejtje për mosndërrimin e targave pastaj pason edhe gjoba”, ka thënë tutje ajo.
Ajo ka shtuar se tani po shohin që edhe Ambasadorët e shteteve të ndryshme i janë bashku thirrjes së tyre, dhe po i ftojnë qytetarët serb që t’i ndryshojnë targat.
Deputetja e LVV-së, ka thënë se Qeveria ka dëgjuar Shtete e Bashkuara të Amerikës, respektivisht ambasadorin e SHBA-së, Jeffery Hovenier, për datën që ishte shtyrë një herë, dhe sipas saj ky ka qenë dakordimi.
“Tani ne kemi përshkallëzuar, i kemi ndarë në tri etapa të cilat do të iu ofrojmë që të vendosin targat dhe të vendosin targat që janë të Kosovës, dhe nuk duhet të shqetësohet asnjë shtet aleat i shtetit të Kosovës sepse ne këtë po e bëjmë që të vendosim ligjshmërinë anë e mbanë shtetit tonë dhe jo për një grup të caktuar por për qytetarët e Kosovës që të iu ofrojmë siguri dhe rend e ligj”, ka deklaruar ajo.
Ndërkaq, Pacolli është shprehur se shqetësimi i aleatëve ka qenë që qytetarët nuk kanë pasur kohë që të njoftohen mjaftueshëm, dhe duhet të bëhet kampanjë që të informohen saktë dhe drejtë. E kjo sipas saj, është bërë tani më njoftimin e përshkallëzimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Qeveria e re është regjim i ri, po krijohen kriza artificiale
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj