LAJMI I FUNDIT:

Neymarit i bëhet jeta ferr në Brazil: Kandidatin që e mbështeti për president, i humb zgjedhjet

Neymarit i bëhet jeta ferr në Brazil: Kandidatin që e mbështeti për president, i humb zgjedhjet

Ngjarjet e ditëve të fundit supozohet se kanë ndikuar në sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymarin.

Nga pezullimi nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit deri tek humbja e Jair Bolsonaro në zgjedhjet presidenciale ndaj Lulës, 30-vjeçari brazilian po përjeton një makth si brenda dhe jashtë fushës.

L’Équipe raporton se situata për futbollistin është përkeqësuar për shkak të bezdisjeve të vazhdueshme dhe kritikave që vijnë nga aktivisti që feston fitoren e Lulës ndaj kandidatit të ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të përfunduara së fundmi në Brazil. Lula fitoi zgjedhjet me një avantazh prej mbi dy milionë votash nga 120 milionë votues.


Në foto: Jair Bolsonaro

Pas shpalljes së rezultatit, disa aktivistë të krahut të majtë e qortuan ashpër ish-lojtarin e Barcelonës me thirrjet, “Hej, Neymar, ik në dreq të mallkuar” dhe “Hej, Neymar, duhet të deklarosh (tatimet e tua)”.

Përpara zgjedhjeve presidenciale, Lula pohoi se Neymar e mbështeti Bolsonaron në zgjedhjet presidenciale sepse ish-presidenti brazilian e kishte ndihmuar atë të mos paguante taksat.

“Ai ka frikë se nëse fitoj zgjedhjet, do të zbuloj se Bolsonaro ia ka falur borxhin. Prandaj ka frikë nga unë”,  deklaroi Lula para zgjedhjeve. Pavarësisht se motra e tij, Rafaella Santos sugjeroi se një fitore për Bolsonaro do të ishte më mirë për vendin, Neymar nuk ka bërë ende asnjë koment për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. /Telegrafi/

Foto: Luiz Inacio Lula da Silva. (CARL DE SOUZA / AFP) (CARL DE SOUZA/AFP via Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga

"Është e mundur që ky të jetë sezoni im i fundit në Liverpool" - Salah jep sinjale largimi

Premier League
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Kalo në kategori