Për të paktan 10% pritet të ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë, pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për subvencionimin e faturave të rrymës të prodhuesve të ushqimit. Rrymë më të lirë do të paguajnë edhe shkollat fillore dhe të mesme, si dhe ndërmarrjet publike për furnizim me ujë dhe të ujërave të zeza. Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtë e ka njoftuar në ceremoninë ne Dellçevë, ku ka filluar ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujit, me mjete vetanake, por edhe me grant nga Zvicra.
Kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë do të paguajnë rrymë me çmim 80 euro për megavat orë, që është dukshëm më pak se e ashtuquajtura “rrymë industriale”, ndërsa Qeveria shpreson se kjo do të pasqyrohet me çmime më të ulëta të bukës, qumështit, mishit, produkteve të qumështit, vajit dhe produkteve të tjera.
“Tashmë është bërë publike nga prodhuesit e këtyre produkteve bazë se më këtë vendim çmimet duhet të ulen të paktën për 10%. Në këtë krizë të rëndë u ndihmojnë shkollave fillore dhe të mesme, edhe këtu në Dellçevë dhe në gjithë vendin, me energji elektrike më të lirë, me çmim 95 euro për një megavat orë”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski thotë se është i vetëdijshëm se ka keqpërdorime në tregun e energjisë dhe për këtë arsye Qeveria ua ndalon komunave dhe Qytetit të Shkupit të formojnë ndërmarrje publike, aksionare ose shoqata me përgjegjësi të kufizuar për ndriçim publik.
“Me këto masa dhe me masat tjera antikrizë që i miratuam gjatë vitit 2022, pakoja për ndihmë për zbutjen e krizës ka arritur 760 milionë euro, që sipas Bankës Botërore është më e larta në rajon”, deklaroi Kovaçevski.
Në kushte kur në bursat botërore rritet çmimi i drithit, si pasojë e luftës në Ukrainë dhe kthimit të bllokadës ruse për transport të grurit përmes Detit të Zi, është e pasigurt nëse do të realizohen pritshmëritë e Qeverisë për uljen e çmimit të bukës dhe produkteve tjera ushqimore për të paktën 10%.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit