LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës fillon me rrënimin e objekteve pa leje në Kodrën e Diellit

Komuna e Tetovës fillon me rrënimin e objekteve pa leje në Kodrën e Diellit

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, njofton se Inspektorati Komunal ka kryer aksion për lirimin e hapësirave publike në Kodrën e Diellit.

Kasami thotë se Komuna e Tetovës nuk do të kursejë askënd dhe se ligji do të vlejë për të gjithë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“U zotuam që para marrjes së mandatit, se do ta çlirojmë qytetin nga uzurpatorët të cilët kanë uzurpuar hapësirat publike, thuajse në çdo pjesë të qytetit. Andaj, sot në Kodër të Diellit, Inspektorati komunal ka kryer aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke vazhduar me prishjen e ndërtimeve pa leje e që kanë dhënë një pamje të keqe kësaj zone, pra qendrës turistike”.


“Komuna e Tetovës nuk do të kursej askënd. Ligji do të vlejë për të gjithë. Nuk do të tolerojmë ndërtimet pa leje e as uzurpimet e hapësirave publike. Qyteti është i të gjithëve e jo vetëm i të fortëve. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që ndërtimet e tyre t’i ndërtojnë sipas gjitha procedurave, konform ligjeve dhe rregulloreve”, ka shkruar kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Përveç, në Kodrën e Diellit, Komuna e Tetovës ditëve të fundit ka realizuar aksione të ndryshme për lirimin e hapësirave publike edhe në qytetin e Tetovës./Telegrafi/