LAJMI I FUNDIT:

Rusia e gatshme për kompromis me perëndimin, kundërpërgjigjen ukrainasit

Rusia e gatshme për kompromis me perëndimin, kundërpërgjigjen ukrainasit

Një propozim realist është përfundimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Oleg Nikolenko, lidhur me deklaratën e kreut të diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, se pala ruse është ende e gatshme për negociata rreth zgjidhjes së situatës në Ukrainë, vlerësoi se deklarata e ministrit të Jashtëm rus nuk ishte asgjë më shumë se, siç tha ai, një tjetër deklaratë për të blerë kohë “ndërsa ushtria ruse pëson disfata”.

“Për sa kohë që Rusia vazhdon të kryejë krime në Ukrainë, duhet të ketë vetëm një përgjigje – në fushën e betejës”, beson Nikolenko.


Lavrov më parë deklaroi se në gjashtë muajt e fundit ka pasur disa iniciativa nga amerikanët dhe disa ministra të tjerë të jashtëm të vendeve perëndimore të cilët kanë kërkuar bisedime telefonike me liderin rus.

“Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të dëgjojmë propozimet e mundshme nga kolegët tanë perëndimorë për të ulur tensionet”, tha Lavrov.

Sipas fjalëve të tij, pala ruse është “gjithmonë e gatshme të dëgjojë kolegët perëndimorë nëse ata kërkojnë edhe një herë të organizojnë bisedime”.

Ai shtoi se Rusia është e gatshme të dëgjojë vendet perëndimore nëse i qasen me propozime realiste të bazuara në parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë të interesave, që synojnë gjetjen e një kompromisi dhe balancimin e interesave të të gjitha vendeve në rajon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Kalo në kategori