LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton në udhëtim te Vëllaznimi

Bashkimi fiton në udhëtim te Vëllaznimi

Bashkimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 76:84 (14:22, 24:21, 18:20, 20:21), në xhiron e tetë të Prince Caffe Superligës.

Mysafirët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi prej 11 pikësh, 9:20, ndërsa kjo pjesë përfundon 14:22.


Por, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe të përkrahur nga tifozët vendas, arritën të barazojnë shifrat në 33:33, e të kalojnë në epërsi 34:33, ndërsa më pas u zhvillua lojë e barabartë, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 38:43, ku prizrenasit shënuan gjashtë pikë radhazi.

Portokallezinjtë e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku sërish kishin epërsi prej dhjetë e 11 pikësh, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 56:63.

Vëllaznimi tentoi rikthimin e madh, ashtu si ndaj Trepçës, por nuk ia arriti qëllimin dhe pësoi humbje 76:84.

Te Vëllaznimi u dalluan Burim Zekiqi me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Damonte Dodd me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Fisnik Rugova me 20 pikë e tetë kërcime.

Të dy skuadrat kanë nga tri fitore e pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori