LAJMI I FUNDIT:

MPB në aksion, arrestohen dilerë në Shkup dhe Resnjë

MPB në aksion, arrestohen dilerë në Shkup dhe Resnjë

Gjatë ditës së djeshme nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike në bashkëpunim me Njësitin Special Antiterrorist “Tigri”, SPB Manastir, SPB Shkup dhe NJPB Strugë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe gjatë kësaj në Shkup është privuar nga liria A.A. (37) nga Shkupi, kurse në Resnjë nga liria është privuar L.G. (28) nga Struga, pas sigurimit të dëshmive materiale se janë të involvuar në veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” të paraparë me nenin 215 të Kodit Penal, informuan nga MPB.

Gjatë arrestimit, L.G.i cili më herët ka qenë i dënuar për tregti të palejuar me drogë dhe është dashur të jetë në institucion ndëshkues-përmirësues, ka tentuar të arratiset dhe gjatë kësaj ka dëmtuar dy automjete të policisë, kurse janë lënduar dy nëpunës policorë, me të cilën ka kryer veprën penale “sulm ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, por është ndaluar dhe arrestuar, kurse për rastin është informuar Prokurori Publik nga PTHP Manastir.


L.G. dhe A.A. së bashku me B.P.(36) dhe S.D. (të cilët më herët janë arrestuar dhe u është përcaktuar masa e paraburgimit) kanë lidhur marrëveshje për shitjen e 490 gramë të marihuanës, të cilën e kanë realizuar më datën 14.09.2022 në afërsi të Banjës së Katllanovës. Të njëjtën ditë, nëpunës policorë në Pikëpagesën Rrugore Sopot e kanë ndaluar automjetin “fiat punto”, i drejtuar nga S.D. dhe gjatë kontrollit droga është gjetur.

Kundër personave në fjalë është parashtruar kallëzim penal deri te PTHP Shkup për shkak të veprës penale të kryer “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori