LAJMI I FUNDIT:

Asetet ruse dhe bjelloruse të sekuestruara nga Ukraina mund të përdoren për të ndihmuar në rindërtimin e vendit

Asetet ruse dhe bjelloruse të sekuestruara nga Ukraina mund të përdoren për të ndihmuar në rindërtimin e vendit

Asetet që iu përkasin individëve rusë dhe bjellorusë që u sekuestruan nga Ukraina mund të përdoren për përpjekjet e rindërtimit të vendit të pasluftës, thuhet në një deklaratë të premten.

Ukraina ka ngrirë asetet ruse dhe bjelloruse me vlerë 1.21 miliard dollarë që nga fillimi i pushtimit, tha Byroja e Sigurisë Ekonomike, një agjenci shtetërore, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi aktualisht në kërkim të burimeve të nevojshme për rimëkëmbjen (tonë) kritike”, tha Ministri i Financave, Serhiy Marchenko.


“Paratë e sekuestruara në territorin e Ukrainës nga qytetarët rusë dhe bjellorusë mund të përfshihen në këtë fond”, shtoi ai, pa dhënë detaje.

Mendohet se Ukraina do të duhet të shpenzojë rreth 38 miliardë dollarë për rindërtimin vetëm në vitin 2023.

Kostot totale të rindërtimit janë vlerësuar në 750 miliardë dollarë.

Bashkimi Evropian po shikon gjithashtu përdorimin e aseteve ruse të ngrira nën sanksionet perëndimore kundër Moskës në rindërtimin e Ukrainës pas luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori