LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora lanson markën e veshjeve sportive “Humans Being”

Rita Ora lanson markën e veshjeve sportive “Humans Being”

Ajo shpesh ndan regjimet e saj rraskapitëse në palestër me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Dhe tani, Rita Ora ka shkuar një hap më tej dhe ka lansuar gamën e saj të veshjeve sportive, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 31 vjeçe, ishte reklama e saj më e mirë për koleksionin, pasi ajo shfaqi figurën e saj fenomenale në një përzgjedhje të artikujve shumëngjyrëshe.


Krijuesja e hitit “Girls” pozoi me sytjena sportive dhe dollakë të përshtatshme teksa dukej në formë mahnitëse duke vënë në pah tatuazhet në trup.

Rita, e cila së fundmi u shpall si prezantuesja e MTV EMA të këtij viti, la flokët e saj bionde kaçurrela në një stil natyral të lirshëm.

Më vonë ajo kishte veshur një palë veshjesh me ngjyrë jeshile e shoqëruar me një bluzë sportive të bardhë dhe të shkurtër.

Një tjetër imazh Rita u pa me veshje gri me dy pjesë teksa pozonte me një përzgjedhje të modeleve të tjera të veshura me markën e saj.

Marka e re e Ritës është quajtur “Humans Being” dhe koleksioni i pare përmban veshje për kohën e lirë që mund të vishen gjatë gjithë ditës.

Ylli projektoi veshjet aktive të ndërgjegjshme për mjedisin dhe luksin, duke punuar ngushtë me teknikë në modë dhe qëndrueshmëri. Ajo do të jetë drejtoresha kreative për markën, si dhe themeluese e saj.

“Moda ka qenë gjithmonë një pjesë instrumentale e jetës sime. Kur isha adoleshente, punoja në dyqanin e këpucëve. Më pëlqeu ideja e përzierjes së stileve moderne dhe vintage, duke ripërdorur një artikull nga e kaluara në një mënyrë që më bënte të ndihesha e veçantë dhe unike, dhe është diçka që e bëj edhe sot e kësaj dite”, tha Rita.

“Kur themelova Humans Being, doja të mishëroja të njëjtin mentalitet duke përdorur materiale të riciklueshme për të krijuar veshje që të jenë elegante dhe komode”, u shpreh tutje artistja.

“Ishte e rëndësishme për mua të krijoja pamje që njerëzit mund të ndjehen mirë duke i veshur brenda dhe jashtë. Unë kam krijuar një ekip absolut ëndrrash për këtë, dhe nuk mund të pres që njerëzit ta kenë në dorë”, përfundoi Ora.

“Humans Being” merr vendime të ndërgjegjshme për mjedisin që nga fillimi i dizajnit, deri te paketimi dhe madje edhe përtej jetëgjatësisë së veshjes.

Krijuar nga materiale të qëndrueshme dhe të riciklueshme me një cikël jetësor rrethor, shishe plastike të ricikluara dhe materiale natyrale si pambuku organik, koleksioni “Humans Being” dizajnon pjesë të ndërgjegjshme për mjedisin dhe cilësi, të ndërtuara për të qëndruar dhe të krijuar për të fuqizuar.

“Humans Being” ka bashkëpunuar me “Reskinned”, ku veshjet e konsumatorit pas vdekjes mblidhen ose postohen në një portal lokal për t’u shndërruar në materiale me histori.

Ajo po bashkohet gjithashtu me “World Land Trust”, me një pjesë të çdo shitje që financon blerjen dhe mbrojtjen e pyjeve tropikale.

Koleksioni debutues përmban 12 veshje, duke përfshirë pantallona të shkurtra për çiklizëm, xhup, sytjena sportive dhe dollakë, secila në gjashtë ngjyra të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Kalo në kategori