LAJMI I FUNDIT:

Berisha akuzon Erdoganin për përfshirje në punët e brendshme të Shqipërisë: Nuk kemi vëllazëri jashtë kombit

Berisha akuzon Erdoganin për përfshirje në punët e brendshme të Shqipërisë: Nuk kemi vëllazëri jashtë kombit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot Presidentin e Turqisë,  Recep Tayyip Erdogan për përfshirje në punët e brendshme të Shqipërisë. 

Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se mbyllja e kopshtit dhe kolegjit turk “Mehmet Akif” në Shqipëri është bërë me urdhër të Erdoganit dhe shtoi se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është “vasal” i Presidentit turk.

Berisha tha gjithashtu se Erdogani po punon në favor të Ramës dhe shtoi gjithashtu se ai ka ndërhyrë edhe për shkarkimin e ish-ministri të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati si dhe për zgjedhjen e Kryemyftiut të Shqipërisë.


“Dua ti them haptas Presidentit të Turqisë se puna që bënë për pushtetin e Edi Ramës është absolutisht në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe se aktet prej vasali që kryen Edi Rama nuk funksionojnë aspak për një bashkëpunim afatgjatë midis dy vendeve”, ka thënë Berisha.

“Nuk mundet Presidenti i Turqisë të diktojë se cila shkollë duhet apo nuk duhet të funksionojë, se cili minister i jashtëm duhet dhe nuk duhet të jetë. Un nuk kam asnjë simpati për Ditmir Bushatin, por nuk mundet të ndërhyjë ai [Erdogan] që ta largojë”, shtoi Berisha.

“Nuk mundet Presidenti i Turqisë të ndërhyjë se kush duhet të jetë Kryemyftiu”, sqaron Berisha.

Berisha sqaroi se islami i praktikuar në Shqipëri është perëndimor dhe ka historinë e tij duke përmendur edhe përkthimin në shqip të Kuranit.

“U them shqiptarëve se islami shqiptar është islam perëndimor. Ka historinë e tij nga më të lavdishmet, duke filluar që nga qëndrimi ndaj alfabetit e deri tek vendimi për përkthimin e Kuranit”, ka thënë Berisha.

Ai nënkuptoi se shqiptarët nuk kanë vëllazëri me turqit duke shtuar se vëllazëria qëndron vetëm brenda kombit shqiptar.

“Vëllezër jemi vetëm me njeri-tjetrin. Vëllazëria është brenda kombit. Nuk kemi vëllazëri jashtë kombit”, ka thënë në fund Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme

"Me të lyer me benzinë dhe me të djegë", gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë: Reagon AGK

Lajme
Të nxitura nga

Të nxitura nga "sfida" në "TikTok", shkon në numri 19 nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se lënduan duart me teh të mprehëseve të lapsave

Lajme
Kalo në kategori