LAJMI I FUNDIT:

Iu gjetën 4 paketime me municion me 4 mijë copë fishekë në bagazhin e veturës – dënohet me një vit burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë

Iu gjetën 4 paketime me municion me 4 mijë copë fishekë në bagazhin e veturës – dënohet me një vit burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit D.M për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialeve plasëse” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit për media, i akuzuari D.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, të cilin dënim do ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1500 (njëmijë e pesëqind) euro, të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.


“Të akuzuarit D.M masa e paraburgimit i vazhdohet deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. I akuzuari D.M me datë 09.06.2022, gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, në pikë kalimin kufitar të Jahrinjës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kishte vepruar në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar 4 paketime me municion me 4000 copë fishekë në bagazhin e veturës së tij në zbrastirën ku vendoset goma rezervë”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, ankesa bëhet përmes kësaj Gjykate,për Gjykatën e Apelit në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori