LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që tregojnë zhvillimin e situatës ndërmjet Ronaldos dhe Ten Hagut, para se portugezi të largohej drejt zhveshtores

Pamjet që tregojnë zhvillimin e situatës ndërmjet Ronaldos dhe Ten Hagut, para se portugezi të largohej drejt zhveshtores
(Foto: Screenshot/TikTok/Twitter)

Pamjet e reja se si u zhvillua situata mes Cristiano Ronaldos dhe Erik ten Hagut në ndeshjen ndërmjet Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë shfaqur këto ditë në internet.

Superylli portugez refuzoi të hynte si zëvendësues në fitoren prej 2-0 në javën e kaluar dhe për këtë arsye trajneri e përjashtoi nga skuadra në sfidën e radhës në Ligën Premier ndaj Chelseat.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se Ronaldo dhe Ten Hag kishin ndërruar fjalë gjatë lojës, para se 37-vjeçari të largohej drejt zhveshtores.


Në xhirim shfaqet strategu holandez duke biseduar me futbollistin, i cili duket se ia bën me gisht në formë mohimi.

Më pas, Ronaldo çohet nga ulësja, zbret shkallët dhe qëndron në hyrje të pjesës ku qëndrojnë Djajtë e Kuq, ndërkohë që i përshëndet Jadon Sanchon dhe Casemiron.

Më pas, akoma pa përfunduar ndeshja, ai niset drejt tunelit për të shkuar në zhveshtore. Veprimi i tij është ndëshkuar nga Ten Hag dhe Unitedi, derisa ekspertët e futbollit janë të ndarë me opinionet e tyre kundërshtuese dhe mbështetëse për të veprim.

Sido që të jetë, Ronaldo dhe trajneri i tij i kanë qetësuar gjakrat (së paku përkohësisht) dhe lojtari është kthyer në stërvitje para ndeshjeve ndaj Sheriffit dhe West Hamit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Premier League
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Kalo në kategori