LAJMI I FUNDIT:

Sveçla takohet me homologun çek, dakordohen për bashkëpunim policor e siguri në rajon

Sveçla takohet me homologun çek, dakordohen për bashkëpunim policor e siguri në rajon

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Çekisë, ku po merr pjesë në Ministerialin e Katërt të Procesit të Pragës, ka takuar Zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës Çeke, Vit Rakusan.

Me këtë rast, MPB-ja njofton se Sveçla e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, sidomos për mbështetjen konkrete të presidencës çeke, për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.


“Ministri Sveçla e ka njoftuar homologun e tij me prioritetet dhe rezultatet e arritura në fushën e luftimit të krimit e korrupsionit, migrimit të paligjshëm dhe kontrabandës në përgjithësi, si dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë përpara proceset e integrimit evropian”, thuhet në komunikatën për media.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se ministri Rakusan ka përgëzuar institucionet e Kosovës për “rezultatet e dukshme të arritura kohën e fundit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfirmoi përkrahjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës Çeke në proceset integruese, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave”.

“Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që dy vendet kanë potencial shumë të madh për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha, me theks tek bashkëpunimi policor, shkëmbimi i informacioneve dhe fushave tjera me interes të përbashkët për të kontribuuar së bashku për sigurinë në rajon dhe më gjerë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori