LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi e konsideron si finale ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit

Inzaghi e konsideron si finale ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit

Simone Inzaghi e quajti ndeshjen e Interit në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen nesër “një finale” teksa skuadra lufton për një vend në raundin e 16-të.

Nerazzurrët aktualisht janë në vendin e dytë në Grupin C, pesë pikë prapa liderit Bayern Munich dhe tre pikë përpara Barcelonës. Skuadra italiane nuk e nisi sezonin në formë të mirë, por ndeshjet e fundit të njëpasnjëshme me Blaugranët, një fitore dhe një barazim, e ndezën skuadrën dhe i ndihmuan ata të largonin letargjinë e tyre.


Duke folur në një konferencë për shtyp, Inzaghi fillimisht foli për rëndësinë e fitores së Interit kundër Viktoria Plzen nesër.

“Ne e dimë se kemi luajtur katër ndeshje në mënyrën më të mirë, por nesër është një finale. Jemi në të njëjtën gjendje si vitin e kaluar, me një grup më të vështirë dhe me mundësinë për të arritur qëllimin e parë të sezonit me një ditë të lirë, duke e ditur se në Mynih do të ishte shumë e vështirë”, deklaroi Inzaghi fillimisht.

Ai diskutoi nevojën e Nerazzurrëve për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre mbrojtëse.

“Po, për mbrojtësit që kemi dhe skuadrën që kemi, faza mbrojtjes ishte e dyta më e mirë në ligë, ne duhet të rritemi. Kur flasim për fazën e mbrojtjes nuk po flasim vetëm për mbrojtësit, por për të gjithë ekipin”.

Trajneri i Interit dha një përditësim për sulmuesin Romelu Lukaku dhe nëse ai do të thirret për ndeshjen e nesërme.

“Nëse konfirmon stërvitjen e djeshme dhe tre të mëparshmet, do të ftohet. Ai po punon me shumë entuziazëm dhe shumë dëshirë, i mungon ende stërvitja e sotme, por duket qartë se është në ngritje”, shtoi ai.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai humbi dy muaj dhe ishte një humbje e madhe. Por, sulmuesit e tjerë kanë bërë gjithmonë mirë, edhe pse ne e dimë se në futboll gjithmonë mund të përmirësohesh, ne kemi shënuar gjithmonë, përveç Bayernit”, bazhdoi më tej Inzaghi. /Telegrafi/