LAJMI I FUNDIT:

“A jeni gati të vdisni?”, pastaj sulmuesit i bllokohet arma – detaje dhe pamje nga të shtënat në një shkollë në Missouri ku mbetën tre të vdekur

“A jeni gati të vdisni?”, pastaj sulmuesit i bllokohet arma – detaje dhe pamje nga të shtënat në një shkollë në Missouri ku mbetën tre të vdekur

Të paktën tre persona, përfshirë të dyshuarin, kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në St Louis, Missouri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personi i armatosur hyri në Shkollën e Mesme Qendrore Visual & Performing Arts pak pas orës 09:00 me orën lokale të hënën.

Siç thuhet më tej, dyert e objektit të shkollës ishin të mbyllura dhe nuk ishte e qartë se si hyri i dyshuari.


E dëshmitarët thonë se shumë jetë u shpëtuan pasi arma e të armatosurit u bllokua në mes të sulmit.

I dyshuari, i identifikuar nga policia si një 19-vjeçar, shkëmbeu të shtëna me armë zjarri me policinë dhe më pas iu nënshtrua plagëve të marra.

Megjithatë, motivi i tij për sulmin në shkollën e rreth 400 nxënësve është i paqartë.

Një vajzë adoleshente u shpall e vdekur brenda shkollës, ndërsa një grua vdiq në spital, tha policia për mediat lokale.

Ndërsa shtatë të plagosurit – tri vajza dhe katër djem – të gjithë kishin lëndime jo të rrezikshme për jetën, sipas mediave lokale.

Nxënësit po dilnin me vrap nga shkolla kur oficerët mbërritën dhe thanë se sulmuesi kishte një “armë të gjatë”, sipas komisionerit të policisë së qytetit, Michael Sack.

Ai tha se shtatë punonjës të sigurisë në vend kishin vepruar shpejt për të njoftuar stafin tjetër dhe për të kontaktuar policinë.

U zbulua se personi i armatosur mbante qindra plumba që ishin renditur në gati një duzinë karikatorësh me kapacitet të lartë, tha më vonë Sack, duke shtuar: “Kjo mund të kishte qenë shumë më keq se kaq”.

Një student i tha stacionit lokal të lajmeve KMOV se sulmuesi kishte shkuar te një shoqe dhe e kishte pyetur: “A jeni gati të vdisni?”.

Raven Terry tha: “Ne vrapuam vërtet, shumë shpejt… dhe thjesht po qanim, të gjithë të tronditur për këtë”.

Taniya Gholston, 16 vjeçe, i tha gazetës St Louis Post-Dispatch se personi i armatosur kishte hyrë në klasën e saj dhe kishte tentuar ta qëllonte.

Ajo tha se dëgjoi sulmuesin duke thënë: “Jam lodhur nga kjo shkollë e mallkuar”.

Ndërkohë policia tha se personi i armatosur u diplomua vitin e kaluar nga shkolla dhe nuk kishte histori të sjelljes kriminale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Serbia
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”

Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”

Botë
Ministri i Jashtëm i Spanjës refuzon planin e Trumpit për ‘pastrimin’ e Gazës

Ministri i Jashtëm i Spanjës refuzon planin e Trumpit për ‘pastrimin’ e Gazës

Evropa
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori