Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i janë më të pranishme se kurrë në komunat veriore të Kosovës dhe në afërsi të kufirit me Serbinë. Kur kanë mbetur edhe një javë deri në zbatimin e vendimit për ndalim të targave ilegale situata e sigurisë në këtë pjesë është e qetë. Megjithatë, mungon interesimi për targat “RKS”, me ç’rast deri tani vetëm 15 serbë i kanë ndërruar targat ilegale me ato “RKS”.
Policët që patrullojnë në Çabër, për detyrë kryesore e kanë sigurinë e fshatit. Pak kilometra tutje është kufiri me Serbinë, por për këtë pjesë përkujdeset dikush tjetër. Deri të mbërrish në këtë pjesë, ushtarë të KFOR-it janë të stacionuar përgjatë gjithë rrugës. Me t’iu afruar kufirit përgjatë Liqenit të Ujmanit, ndryshon relievi e po ashtu uniforma e atyre që përkujdesen për sigurinë.
Në kuadër të Policisë Kufitare së fundmi është krijuar NJNS, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë. Të njëjtit patrullojnë vazhdimisht në këtë pjesë. Të përgatitur, të armatosur e me vetura të blinduara.
Para se të dalin në terren, fillimisht e kontrollojnë rrugën kryesore, pasi sigurohen, vjen sinjali për dalje nga baza. Përgjatë gjithë gjatësisë së Liqenit të Ujmanit lëvizin paralelisht, në koordinim e kontroll të rreptë të sigurisë. Rastis që pas tyre të jenë edhe automjete të EULEX-it, po ashtu me mision të njëjtë. Përpos perimetrit të rrugës që të dërgon për një kufi, NJNSH-ja kryen edhe kontrolle rutinore.
Me raste kontrollojnë më detajisht. Prania e Policisë së Kosovës dhe njësive të KFOR-it ka shtuar sigurinë në këtë pjesë.
Kur jemi 7 ditë larg zbatimit të vendimit për heqjen e targave ilegale, shqiptarët e kësaj zone urojnë që të mos ngritën tensione e të bllokohen rrugët.
“Në të kaluarën ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë dhe e kemi parë që ka pasur bllokim të rrugëve. Shpresoj që kësaj radhe nuk do të ketë, por do të shohim”, deklaroi Sefer Veseli, banor i Fshatit Çabër.
Njëjtë flet edhe Ismajl Zuka i cili thotë se “Nuk ka qenë situatë e mirë kur janë bllokuar rrugët. Popullata e merrte njëfarë stresi edhe atëherë nuk ishim shumë të informuar. Por kur e dinim që rrugët janë liruar atëherë ndjeheshim më të sigurt”.
Më pak të interesuar të flasin për çështjen e targave u treguan serbët.
“Për tani për aq sa dimë, shumë pak janë lajmëruar, se si do te jetë kjo, atë e dinë vetëm politikanët”, deklaroi Bogdan Begoviq, për RTV Dukagjinin.
Edhe kur është në pyetje regjistrimi i veturave nga targat ilegale në “RKS”, mungon interesimi.
Ministria e Brendshme thotë se propaganda e Serbisë dhe e strukturave paralele ka bërë që të mungojnë rezultatet, derisa janë të vendosur që të mos shtyjnë afatin e konvertimit të targave.
“Ju informojmë se deri më tani 15 qytetar i kanë konvertuar targat e automjeteve nga targat ilegale në të rregullta RKS: Liria e lëvizjes, barazia por edhe sundimi i ligjit janë prioritet tona. Ndërkohe, ne do të vazhdojmë fushatën intensive anembanë Kosovës që deri me 31 tetor ky proces të përmbyllet”, thuhet nga MPB.
Qeveria e Kosovës deri më 31 tetor por Bashkimi Evropian po kërkon edhe 10 muaj kohë.
“Kjo zgjatje e afatit do të lejonte kampanjë më substanciale dhe gjithëpërfshirëse për popullsinë e prekur. Eskalimi në tension dhe potencialisht dhunë në veri të Kosovës, duhet të evitohet. Kjo është veçanërisht me rëndësi shkaku i kontekstit aktual gjeo-politik, në kuptimin e ruajtjes së stabilitetit në rajon”, përcillet në përgjigjen e Zyrës së Peter Stanos, Zëdhënës i BE-së.
Zgjatje të afatit për heqjen e targave ilegale po kërkojnë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Mitrovicën Veriore.
“Njëra nga zgjidhjet do të ishte të zgjatet afati i përcaktuar, të paktën për disa muaj. Periudhë kjo që do të shërbente të intensifikohen bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, deri në arritjen e një zgjidhje me kompromis. Cilado do të jetë ajo”, deklaroi Milodrag Miliqeviq, drejtor ekzekutiv në OJQ “Aktiv”.
Miliqeviq thotë se duke parë qëndrimet e të dyja palëve duhet një zgjidhje e pranueshme, përndryshe rrezikohet situata e sigurisë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Osmani për masakrën e Reçakut: Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri