LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Lufta në Ukrainë po thellon krizën ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Banka Botërore: Lufta në Ukrainë po thellon krizën ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Performanca ekonomike e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor mbetet e prekur nga vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe rritja e lartë e çmimeve të energjisë që ka rezultuar prej saj, si dhe nga ngadalësimi i rritjes botërore.

Kështu pohon Banka Botërore në edicionin e fundit të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se këto kriza po kthehen në pengesa për rajonin, përkundër rritjes më të lartë seç pritej më herët këtë vit.

Falë nxitjes prej konsumit dhe investimeve private, gjysma e parë e vitit 2022 u shoqërua me rritje solide ekonomike që i tejkaloj pritjet.


Në mesin e vitit 2022, nivelet e punësimit kapën pikat më të larta historike në disa prej vendeve të rajonit, ndërsa shkalla mesatare e punësimit në rajon tanimë është 46 për qind, duke u rritur për 3 pikë përqindjeje krahasuar me mesin e vitit 2021.

Të gjithë sektorët kontribuuan në rimëkëmbjen e tregut të punës, por ishin shërbimet, përfshirë turizmin, që luajtën rol madhor. Sidoqoftë, vrulli i rritjes veçse ka filluar të ngadalësohet përballë sfidave në rritje.

Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve e kanë shtyrë inflacionin në nivele që nuk janë parë prej shumë vitesh, duke e dobësuar fuqinë blerëse dhe besimin e bizneseve. Aktiviteti në tregun e punës po fillon të ulet teksa shihet ngadalësim i ritmit të punësimit përballë inflacionit të lartë dhe rritjes së pasigurisë.

Edhe pse gjatë vitit 2022 vazhduan trendet rënëse të shkallëve të varfërisë, inflacioni shumë i lartë paraqet rreziqe për uljen e varfërisë në të ardhmen. Po të mos ishte mbështetja prej qeverive, ashpërsia e tronditjes së shkaktuar prej çmimeve të energjisë dhe ushqimeve mund të rezultonte me rritje për 13 për qind në numrin e qytetarëve të varfër në Ballkanin Perëndimor.

Presionet e shpenzimeve fiskale pas goditjeve të shkaktuara nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimit e kanë amortizuar rritjen e të ardhurave publike që solli inflacioni i lartë, si dhe e kanë ndalur konsolidimin fiskal. Borxhi publik dhe ai i garantuar publikisht pritet të ulet gjatë vitit 2022, por sërish do të mbetet mbi nivelin kulmor të arritur para COVID-19, ndërkohë që kushtet e financimit po shtrëngohen teksa politika monetare globale po përpiqet ta zbusë goditjen prej inflacionit.

Veç shtrëngimit të kushteve të financimit, raporti vë në pah se ende ekziston risku që COVID-19 të shpërthejë sërish gjatë dimrit, ndërsa zinxhirët botëror të furnizimit vazhdojnë të jenë në gjendje stresi.

Me hapësirë të kufizuar fiskale, prioritet i politikë-bërësve, po ashtu duhet të jenë reformat e domosdoshme që me kosto të kufizuar nxisin rritjen afatmesme.

Sipas raportit, reforma të tilla do të duhej të përfshinin masa për rritjen e nivelit të konkurrencës, heqjen e barrierave për hyrjen e bizneseve të reja në treg, rritjen e mbajtjes së fitimeve dhe ri-investimit mes investitorëve të huaj, zbutjen e barrierave për pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore, përmirësimin e cilësisë së arsimit, si dhe ngritjen e standardeve të qeverisjes, përfshirë këtu edhe digjitalizimin.

Raporti shton edhe se vazhdimi i krizës është një tjetër argument i fortë për rëndësinë e përshpejtimit të tranzicionit të gjelbër në rajon, në mënyrë që nga hidrokarburet e paqëndrueshme të kalohet drejt prodhimit më të pastër të energjisë elektrike, si dhe modeleve më të gjelbra të prodhimit dhe konsumit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori