LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fiton me rezultat të thellë ndaj Bilbaos

Barcelona fiton me rezultat të thellë ndaj Bilbaos

Barcelona ka fituar 4-0 ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Pas vetëm 12 minutash lojë, katalunasit kaluan në epërsi me golin e Ousmane Dembeles, me Robert Lewandowskin që ishte asistuesi.


Më pas, francezi kaloi në rolin e asistuesit, ndërsa Sergi Roberto (18’) shënoi për 2-0.

Për 3-0 u përkujdes sulmuesi polak në minutën e 22-të, ndërsa Dembele ishte sërish asistuesi.

Në 45 minutat e dytë, Barcelona ia doli të shënonte edhe një herë, për të vulosur fitoren 4-0 në “Camp Nou”.

Ishte Ferran Torres, ai që u fut në listën e realizatorëve, duke shënuar për 4-0 në minutën e 73-të, ndërsa francezi kompletoi het-trik asistimesh.

Pas javës së 11-të, Barcelona gjendet në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të do kenë punë me Valencian. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore