LAJMI I FUNDIT:

Përfundon Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili u mbajt në Prishtinë

Përfundon Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili u mbajt në Prishtinë

Të dielën u mbajt dita e fundit e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e cila ishte iniciativë e presidentes, Vjosa Osmani.

Ky forum ishte organizuar në bashkëpunim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Mesazhet në fjalë u përcollën nga mbi 400 pjesëmarrës, liderë, diplomatë, akademikë, ministra e pjesëmarrës të tjerë të 33 vendeve të botës të cilët të shtunën kishin zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.


Mbi 26 panele në 4 salla të ndryshme treguan për rëndësinë e fuqizimit të grave, në tryeza të diskutimeve e veçanërisht në vendimmarrje.

Mbylljen e punimeve e bëri Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-23-2022 16:15:37" ["time"]=> string(16) "23/10/2022 16:15" ["update"]=> bool(false) } 23/10/2022 16:15

Bogujevci në Forum përmend luftën e Kosovës: Të gjitha gratë në familjen time janë vrarë

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka folur për luftën e fundit në Kosovë.

Para të pranishmëve, ajo ka treguar për përvojën e saj, si i ka mbijetuar një masakre të tmerrshme, ku kanë humbur jetën të gjitha gratë e familjes së saj.


“Kam mbijetuar nga një masakër dhe fatkeqësisht të gjitha gratë në familjen time janë vrarë. Unë mbeta vetëm me babën, agjën dhe disa kushëri. Për fat të mirë kisha njerkën dhe tezën që kujdeseshin për mua. Gratë gjithmonë kanë luajtur rol të rëndësishëm në shoqëri edhe pse emrat  tyre nuk përmenden shumë. Gratë ishin të mbyllura në shtëpi në kohë të luftës, nuk kishin armë për të luftuar, por ishin aty për t’u përkujdesur për familjen”, ka thënë ajo.

Forumi, i njohur si WPS, u mbajt për herë të parë në Kosovë dhe organizimi i tij kishte qenë zotim i Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2021.

Në këtë Forum, i cili u mbajt të shtunën dhe të dielën, morën pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-23-2022 13:06:58" ["time"]=> string(16) "23/10/2022 13:06" ["update"]=> bool(false) } 23/10/2022 13:06

Von Cramon: Fuqizimi i grave ka marrë pak vëmendje, të ndëtojmë aleanca për paqe të qëndrueshme

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë, me iniciativën e presidentes Vjosa Osmani.

Von Cramon ka theksuar se duhet të mbështesim ata që përpiqen për pjesëmarrje të fortë të grave në sferën politike dhe ndërkombëtare.

“Është mirë që jam pjesë e Forumit të parë të Grave, Paqes dhe Sigurisë në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani. Ne duhet të ndërtojmë aleanca për paqe të qëndrueshme dhe të mbështesim ata që përpiqen për pjesëmarrje të fortë të grave në sferën politike dhe ndërkombëtare!”, ka shkruar Von Cramon.


Viola Von Cramon gjithashtu theksoi  se deri më tani të drejtat ekonomike dhe fuqizimi i grave kanë marrë shumë më pak vëmendje.

“Të drejtat ekonomike dhe fuqizimi i grave kanë marrë shumë më pak vëmendje deri më tani në krahasim me shtyllat e tjera të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe përqendrimi vetëm në pjesëmarrjen e grave në operacionet paqeruajtëse është i pamjaftueshëm për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme për gratë dhe shtetet. Pasojat e ndryshimeve klimatike dhe pandemisë COVID-19 na nxisin të rimendojmë se si duhet të duket zbatimi i ardhshëm i shtyllës së ndihmës dhe rimëkëmbjes së Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për t’i mbrojtur më së miri gratë dhe për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike përmes aktiviteteve ekonomike të udhëhequra nga gratë”, theksoi Von Cramon. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-23-2022 12:38:27" ["time"]=> string(16) "23/10/2022 12:38" ["update"]=> bool(false) } 23/10/2022 12:38

Rizvanolli: Fuqizimi dhe përfshirja e barabartë e grave në vendin e punës do të thotë produktivitet

Fuqizimi dhe përfshirja e barabartë e grave në vendin e punës do të thotë produktivitet dhe zhvillim më i lartë një shoqëri më e drejtë, ka theksuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rizvanolli gjatë panelit të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS) që po mbahet në Prishtinë me nismën e Presidencës së Kosovës, ka shtuar se janë duke punuar në fuqizimin e grave.

“Fuqizimi dhe përfshirja e barabartë e grave në vendin e punës do të thotë produktivitet, zhvillim më i lartë dhe një shoqëri më e drejtë. Unë dhe e gjithë qeveria jonë jemi të vendosur fuqimisht që të vazhdojmë të hapim shtigje të reja për të gjitha gratë dhe vajzat”, tha Rizvanolli.


Po ashtu, deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon tha se deri më tani të drejtat ekonomike dhe fuqizimi i grave kanë marrë shumë më pak vëmendje.

“Të drejtat ekonomike dhe fuqizimi i grave kanë marrë shumë më pak vëmendje deri më tani në krahasim me shtyllat e tjera të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe përqendrimi vetëm në pjesëmarrjen e grave në operacionet paqeruajtëse është i pamjaftueshëm për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme për gratë dhe shtetet. Pasojat e ndryshimeve klimatike dhe pandemisë COVID-19 na nxisin të rimendojmë se si duhet të duket zbatimi i ardhshëm i shtyllës së ndihmës dhe rimëkëmbjes së Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për t’i mbrojtur më së miri gratë dhe për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike përmes aktiviteteve ekonomike të udhëhequra nga gratë”, theksoi Von Cramon.
array(3) { ["date"]=> string(19) "10-23-2022 11:20:05" ["time"]=> string(16) "23/10/2022 11:20" ["update"]=> bool(false) } 23/10/2022 11:20

Prokurorja Hajdari: Krimet e luftës në Kosovë të ngritën në nivel ndërkombëtar – UNIMK dhe EULEX kanë bërë shumë pak për rastet e dhunës seksuale

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, para të pranishmëve ka folur edhe prokurorja Drita Hajdari.

Ajo ka thënë se krimet e luftës në mesin e të cilave është edhe dhuna seksuale, është një barrë që e ngarkon shoqërinë e Kosovës.

“Pas luftës është fol me një dozë turpi, mirëpo në radhë të parë falë shoqërisë civile dhe institucioneve, dhuna seksuale doli nga errësira. Mirëpo, ende nuk ekzistojnë statistika të sakta për numrin e personave të dhunuar në Kosovë”, ka thënë Hajdari.


Hajdari ka thënë se misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK dhe EULEX kanë bërë shumë pak për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Prokurorja shtoi se krimet e luftës nuk janë dhe nuk duhet të jenë çështje e vetëm një vendi.

“Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar për çështjen e krimeve të luftës të kryera në Kosovë të ngritët në nivel ndërkombëtar, është koha e fundit, kemi humbur shumë kohë. Lidhur me këtë duhet të vendoset sa më shpejt. Ka kaluar shumë kohë prej luftës dhe është jashtëzakonisht vështirë me i siguruar provat dhe me i intervistu dëshmitarët për shkak se janë moshuar ose shumica prej tyre vdesin”, ka thënë Hajdari. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-23-2022 10:54:13" ["time"]=> string(16) "23/10/2022 10:54" ["update"]=> bool(false) } 23/10/2022 10:54

Haxhiu: Adresimi i së kaluarës është i pamundur pa përfshirjen e grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se gratë në Kosovë përkundër të gjitha vështirësive që kanë kaluar, e kanë dëshmuar se sa të forta janë.

Gjatë diskutimit në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Haxhiu konsideroi se një qasje gjithëpërfshirëse në adresimin e së kaluarës është e pamundur pa përfshirjen e gruas.

“Kosova në dekadat e fundit ka kaluar nëpër procese shumë të rëndësishme të cilat kanë qenë vendimtar për pavarësimin e qëndrueshmërinë e saj si shtet. Në procesin e ballafaqimit me të kaluarën përfaqësimi i gruas dhe pjesëmarrja e saj është qenësore për arsye se kontributi i saj ka qenë dhe vazhdon të mbetet e pazëvendësueshme”, ka thënë ajo.


Haxhiu ka shtuar se në ministrinë që e drejton, në të gjitha iniciativat që janë ndërmarrë dhe që lidhen me adresimin e krimeve të luftës, 60 për qind e anëtarëve janë vajza dhe gra. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-23-2022 10:17:02" ["time"]=> string(16) "23/10/2022 10:17" ["update"]=> bool(false) } 23/10/2022 10:17

Ish-presidentja e Kroacisë: Gratë janë agjendë e ndryshimit, ato duhet të jenë të pranishme edhe në ushtri

Në Prishtinë është duke vazhduar dita e dytë e Forumit Ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në hapje të punimeve për ditën e dytë të këtij forumi, me mesazhe pjesëmarrësve iu drejtuan edhe Mariam bint Ali bin Nassar Al Misand, ministre e Zhvillimit Social në Katar dhe ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic.

Mariam bint Ali bin Nassar Al Misand, ministre e Zhvillimit Social në Katar

Mariam bint Ali bin Nassar Al Misand përmes një video mesazhi të drejtuar të pranishmëve tha që shteti i Katarit është duke zhvilluar agjendën për gratë dhe sigurinë.


Në anën tjetër Kolinda Grabar Kitarovic, ish-presidente e Kroacisë tha që gratë duhet të jenë të pranishme edhe në ushtri por edhe në ekipe negociuese për zgjidhje të konflikteve.

“Gratë janë agjendë të ndryshimit, është provuar që nëse gratë janë pjesë negociatore zgjidhjet kanë sukses. Ne kemi mungesë të vullnetit dhe aksionit, ne duhet të punojmë me NATO që të kemi më shumë gra paqeruajtëse, por duhet ‘ti shohim gratë edhe si delegacione që zgjidhin probleme nëpër gjithë botën”, tha ajo. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-23-2022 09:53:25" ["time"]=> string(16) "23/10/2022 09:53" ["update"]=> bool(false) } 23/10/2022 09:53

Gërvalla: Albright ishte çelësi kryesor për ndalimin e luftës në Kosovë, ajo shpëtoi mijëra jetë

Në ditën e dytë të Forumit Ndërkombëtarë për Paqen, Sigurinë që është duke u mbajtur në Prishtinë, pjesëmarrëse ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo tha se roli i ish-Sekretares Madeleine Albright në Kosovë është i pazëvendësueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për ndalimin e luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Gërvalla tutje vlerësoi se ajo ishte njeriu i parë që ndryshoi historinë e Kosovës dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzish.


“Madeleine Albright ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm që kishte shteti im Kosova. Albright është për mua njeriu i parë që ndryshoi historinë  kur na ndihmoi neve për të mposhtur gjenocidin serb në Kosovë. Ajo shpëtoi mijëra jetë, ajo ishte çelsi për mbarimin e luftës në Kosovë”, tha ajo.

Ky Forum filloi një ditë më parë ku iniciuese e saj është presidentja Vjosa Osmani.

Mesazhet në fjalë u përcollën nga mbi 400 pjesëmarrës, liderë, diplomatë, akademikë, ministra e pjesëmarrës të tjerë të 33 vendeve të botës të cilët të shtunën kishin zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, gjatë ditsë së shtunë kur edhe u hap zyrtarisht forumi./Telegrafi/