LAJMI I FUNDIT:

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë – mesazhet e ditës së parë

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë – mesazhet e ditës së parë

Me mesazhet për më shumë paqe, më shumë siguri e më shumë barazi gjinore, në Prishtinë filloi punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, forum ky që po organizohet për herë të parë dhe do të zgjas dy ditë.

Mesazhet në fjalë u përcollën nga mbi 400 pjesëmarrës, liderë, diplomatë, akademikë, ministra e pjesëmarrës të tjerë të 33 vendeve të botës të cilët të shtunën kishin zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.


Inicuesja e këtij forumi, presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj hyrëse tha që përderisa në Kosovë po mbahet ky forum, shumë gra në Ukrainë janë në frontet e luftës.

Osmani tha që ‘historia e Kosovës është histori e secilës grua e cila ka largu një gur nga rruga drejt barazisë’.

“Ky forum është kulmim i dekadave të përpjekjeve të grave të Kosovës dhe grave rreth botës. Duhet të jetë e qartë sepse nëse dëshirojmë ta mirëmbajmë paqen mund ta bëjmë vetëm nëse gratë janë në tavolina të bisedimeve”, ka thënë presidentja para të pranishmëve.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha që gruaja kosovare ka qenë e pranishme në të gjitha fazat e shtet ndërtimit, duke theksuar se do të punoj për më shumë barazi në Kosovë.

Krenaria më e madhe për ish-sekretaren Medeline Albright sipas sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken ka qenë Kosova.

Në adresimin e tij para të pranishmëve në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Blinken kujtoi veprimtarinë e ish-sekretares Albright, e cila ka punuar për avancimin e gruas në diplomaci.

“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”, tha ai.

Me një dokumentar të transmetuar gjatë punimeve të forumit, u soll në kujtesën e të pranishmëve edhe njëherë veprimtaria e Albright me theks të veçante kontributi i saj në Kosovë.

Në kohën kur Prishtina mbante forumin për paqe, nuk u la pa u përmendur edhe lufta në Ukrainë dhe heroizmi që gratë atje janë duke treguar në mbrojtje të vendit të tyre.

Për këtë presidentja Vjosa Osmani, ka dekoruar gratë e Ukrainës me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Në emër të grave ukrainase, Medaljen e ka pranuar deputetja Yehveniia Kravchuk.

Ndërkaq me një fjalim falënderues, të pranishmëve u është drejtuar nëpërmjet një video mesazhi, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Emine Dzhaparova.

Forumi Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë sot dhe nesër do të mbajë edicionin e tij të parë dhe synohet të bëhet tradicional.

Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, penalistë e diskutues po debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.

Forumi ka grumbulluar 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 18:13:43" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 18:13" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 18:13

Kranvchuk: Gratë duhet të jenë në tavolinën e negociatave

Deputetja nga Parlamenti i Ukrainës, Yevhenia Kranvchuk, tregoi sfidat që po përballen pas agresionit rus në Ukrainë.

“Gratë duhet të jenë në tavolinën e negociatave. Tash për tash gratë në Ukrainë janë në këtë tavolinë, por ne jemi në negociata për largimin e rusëve nga toka jonë. Kemi rreth 5 mije gra që kanë kapur armët, rreth 42 mijë që janë aktive në ushtri”, tha ajo.


Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po mbahet sot në Prishtinë, derisa do të vazhdojë edhe nesër.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 18:13:01" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 18:13" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 18:13

Duma: Duhet të krijojmë sistemin që ofron mundësi për gra deputete

Deputetja në Parlamentin e Shqipërisë, Grinda Duma, kërkoi krijimin e sistemeve që ofrojnë mundësi për gratë deputete.

“Duhet të krijojmë sistemin që ofron mundësi për gra deputete, apo gra në politikë që janë aktiviste politike dhe kanë guxim ti shtyjnë gjërat përpara”, tha ajo.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 18:12:03" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 18:12" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 18:12

Von Cramon: Parlamenti Evropian është një ndër vendet më të duhura për ekspozimin e zërit të grave

Avancim të mëtutjeshëm të grave kërkoi deputetja në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Parlamenti Evropian është një ndër vendet më të duhura për ekspozimin e zërit të grave në zemrën politikbërëse, jo vetëm për të folur për çështje sociale, por edhe sa i takon politikës ushtarake. Kemi një grup shumë aktiv që merret me këto çështje në Parlamentin Evropian… Fakti që kemi një presidente grua është e rëndësishme që të diskutojë me gra të tjera që edhe gratë ta kenë zërin e tyre në forumin për gra, paqe dhe siguri”, shtoi ajo.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 18:11:17" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 18:11" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 18:11

Konjufca: Kuvendi i Kosovës ka qenë shembull i përfaqësimit gjinor

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, u kërkua që roli i parlamenteve të jetë më i madh në avancimin dhe respektimin e të drejtave të grave. Legjislativi u tha se duhet të jetë edhe ekspozim i zërit të grave dhe vendimmarrjes së tyre politike, pasi vetëm në këtë formë ngritet sistemi për gratë në politikë.

Në kuadër të panelit për diskutim, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se institucioni që udhëheq është shembull i mirë për përfaqësimin gjinor.


“Kuvendi i Kosovës që nga themelimi ka qenë një shembull i mirë do të thoja për përfaqësimin gjinor. Të njëjtën kohë, ajo çka nevojitet në shoqërinë tonë është se nuk shohim një efekt nga lartë-poshtë, për zbatimin e agjendave. Në Kuvendin tonë nga 120 deputetë, 42 prej tyre janë gra, ky është një numër solid, mund të ishte 50-50, mirëpo ne kemi kaluar kuotën tonë”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 18:00:47" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 18:00" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 18:00

Tahiri: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri tha se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke.


Në një panel diskutimi ku i pranishëm është edhe emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Tahiri tha se është koha të shënohet historia dhe të hapet kapitull i ri i paqes.

“Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë vetëm njohja ndërmjet dy vendeve pa formulime dykuptimëshe, është koha me shkru një histori të re, me hap një kapitull të ri të paqes në mes marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Lini anash formulimet. Do t’i lëmë kohë çështjeve të hapura që të mbyllen, nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, kjo vlen dhe për BE-n dhe Ballkanin në veçanti kur e shohim farë po ndodh”, tha ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 16:56:53" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 16:56" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 16:56

Ischinger: Kam qenë mbi 100 herë në Kosovë, ndryshimet janë fantastike

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se Kosovën e ka vizituar shumë herë gjatë karrierës së tij, e çdo herë është befasuar me ndryshimet e mira në vend.

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ischinger tha se në karrierën e tij si diplomat i ka hasur të takoj pak gra që kanë qenë në tavolinën e bisedimeve.


“Jam prej atyre që kanë ardhur 100 herë në 25 vitet e fundit, dhe ndryshimet këtu janë fantastike. Njerëzit që i takoja ishin të gjithë burra, Edita ishte e vetmja grua që ishte e pranishme, disa vite me herët pata marrë detyrë sfiduese për të qenë kryenegociator për qeverinë gjermane në Dejton dhe ishte vetëm një grua nga shumë delegacione”, tha ai.

Arikullin e plotë mund ta lexoni KËTU

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 16:26:25" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 16:26" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 16:26

Jahjaga kritikon mospërfshirjen e grave në dialogun Kosovë-Serbi

Atifete Jahjaga ish-presidente e Kosovës ka thënë se pavarësisht që ka shumë gra të dhunuara, asnjë grua nga Kosova sot nuk merr pjesë në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Deri sa flasim tani asnjë grua nuk merr pjesë në tavolinën e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve”, tha Jahjaga.


Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Jahjaga tha se Kosova është duke bërë përpjekje për barazi gjinore.

“Kosova has të njëjtën përpjekje për barazi gjinore, dhe përpjekja jonë ka qenë në kuadër të synimit kryesor për drejtësi, rruga jonë është shtruar nga shumë gjenerata para neve. Duhet të përkushtohemi për politikat e qëndrueshme dhe praktikat për përmirësim, përparimi jonë nuk duhet të ndalet dhe nuk duhet të kthehet mbrapa”, tha ajo.

Arikullin e plotë lexojeni KËTU

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 13:41:39" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 13:41" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 13:41

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Metsola: BE-ja e përkushtuar që gratë të jenë në agjendën e paqes dhe sigurisë

Roberta Metsola, kryetare e Parlamentit Evropian i është drejtuar me një video-mesazh pjesëmarrësve të shumtë në Forumin e organizuar në Prishtinë, duke thënë se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që gratë të përfshihen në agjendën për paqe dhe siguri.

Ajo falënderoi presidenten Osmani, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe Republikën e Kosovës për organizimin e Forumit.


“…Ne kemi bërë progres por bota po ndryshon…Konfliktet e armatosura po vazhdojnë, shumë regjione në botë janë të pasigurta…me sulmet e Rusisë në Ukrainë demokracia është vënë në rrezik dhe po ashtu të drejtat dhe barazia gjinore… asgjë nuk mund ta marrim me garanci”, tha ndër të tjera Metsola.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 11:19:32" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 11:19" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 11:19

Osmani ndan medalje presidenciale për gratë ukrainase

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka ndarë grave të Ukrainës çmimin Presidencial për sakrificën, trimërinë dhe kontributin në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

Këtë Osmani e bëri të shtunën gjatë Forumit Ndërkombëtar për Gratë, të organizuar nga presidenca.


“U shprehim mirënjohje Ukrainës dhe në veçanti shprehim solidaritet grave të Ukrainës, të cilat s’po luftojnë vetëm për vendin e tyre, por në të njëjtën kohë janë cak i torturave çnjerëzore. Po ashtu liria dhe siguria do të jenë të mundshme, kur të fitoj Ukraina dhe se Kosova do të jetë me Ukrainën derisa ajo të fitoj”, ka thënë ndër të tjera Osmani. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 11:14:41" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 11:14" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 11:14

Kurti: S’ka fazë të shtet-ndërtimit në Kosovë që nuk janë përfshirë gratë  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë, tha se nuk ka pasur asnjë fazë të shtet-ndërtimit në Kosovë e që nuk janë përfshirë gratë.

Kurti para të pranishmëve përmendi angazhimin dhe përpjekjet e grave për liri dhe paqe.


“Nuk ka pasur ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira në përpjekjet për liri dhe paqe…, angazhimi i grave më Kosovë nuk ka munguar në shtet ndërtim dhe mbarëvajtjen e shtetit tonë…”, tha ai.

Kreu i kabinetit qeveritar më tej deklaroi se gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë.

“Njerëzit këtu i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria, si komandante supreme e kemi Vjosa Osmanin. Përkundër progresit, sfidat mbesin të mëdha, kemi vërejtur çdokund ku ka vështirësi në institucionet e sigurisë se prania e grave ndryshon gjendjen, qëllimi ynë është më i madh, pjesëmarrje të barabartë çdokund. Shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin për përkrahjen e grave për fuqizimin e rolit të tyre…”, tha Kurti.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 10:39:04" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 10:39" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 10:39

Blinken: Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme

Sot në Prishtinë për herë të parë po mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ndërsa të pranishmëve i është drejtuar me një video-mesazh edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari i shtetit më tej deklaroi se Forumi në Prishtinë i përmbledh dy gjëra që ishin për zemër për ish sekretaren e shtetit Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe fuqizimin e të drejtave të grave.


Ai përmes një video-mesazhi po ashtu përmendi luftën në Kosovë, duke thënë se ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme.

“…Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë….”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2022 10:15:07" ["time"]=> string(16) "22/10/2022 10:15" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2022 10:15

Osmani: Shtetet janë më paqësore kur gratë kanë të drejta dhe mundësi të barabarta

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani para të pranishmëve në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë tha se historia e Kosovës është histori e secilës grua e cila ka larguar gur nga rruga drejt barazisë.

Ajo përmendi përpjekjet e grave të Kosovës në periudha të ndryshme, të cilat kanë kontribuar në rrugën e lirisë dhe barazisë.


“E ardhmja e Kosovës do të jetë e ardhmja për çdo vajzë dhe grua”, tha ajo.

Presidentja e vendit, foli edhe për situatën e re në botë, pas agresionit rus.

Shtetet janë më paqësore dhe prosperuese kur gratë kanë të drejtat dhe mundësi të barabarta.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori