LAJMI I FUNDIT:

Ish-diplomati gjerman, Ischinger: Kam qenë mbi 100 herë në Kosovë, ndryshimet janë fantastike

Ish-diplomati gjerman, Ischinger: Kam qenë mbi 100 herë në Kosovë, ndryshimet janë fantastike

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se Kosovën e ka vizituar shumë herë gjatë karrierës së tij, e çdo herë është befasuar me ndryshimet e mira në vend.

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ischinger tha se në karrierën e tij si diplomat i ka hasur të takoj pak gra që kanë qenë në tavolinën e bisedimeve.


“Jam prej atyre që kanë ardhur 100 herë në 25 vitet e fundit, dhe ndryshimet këtu janë fantastike. Njerëzit që i takoja ishin të gjithë burra, Edita ishte e vetmja grua që ishte e pranishme, disa vite me herët pata marrë detyrë sfiduese për të qenë kryenegociator për qeverinë gjermane në Dejton dhe ishte vetëm një grua nga shumë delegacione”, tha ai.

Ischinger tha që edhe në Gjermani ka përfaqësim të pakët të grave, ndërsa Kosova deri më tani ka pasur dy gra presidente.

“Kosova ka treguar se një vend kaq i vogël mund ti ketë dy gra presidente, gratë kanë nis me udhëheq mënyra që nuk i kisha paramenduar 20 vite më parë, edhe në vendin tim kemi pasur një kancelare, nuk kemi pasur presidente, por kemi për herë të par një ministre të jashtme gjermane”, tha ai.

Ish- diplomati gjerman tha që gratë e Kosovës kanë dëshmuar që nuk janë vetëm viktima të luftës por janë edhe pjesë e shtet ndërtimit.

“Nuk është vetëm me rëndësi që gratë të shihen si lider, por është me rëndësi që këto gra të përfaqësojnë vendet e tyre, e natyrisht Kosova është një prej vënëve të pakta që e dinë çka është konflikti, dhe e dinë se çfarë do të thotë që gratë të mos jenë vetëm viktima, por edhe të jenë edhe menaxhere nga lufta dhe konflikti për në paqe”, tha ai, rapoton Kallxo.com.

Në Prishtinë (sot dhe nesër) mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet  nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbështetur nga EULEX-it.

Në kuadër do të zhvillohen 16 panele, në të cilat do të diskutohet çështje të ndryshme që lidhen me ndryshimin e arkitekturës së sigurisë, përfaqësimin e grave, të rinjtë dhe përballje e tyre me të kaluarën, rolin e parlamenteve, drejtësinë tranzicionale, rolin e medias dhe të shoqërisë civile, dhunën ndaj grave, ndryshimet klimatike dhe fuqizimi ekonomik i grave, gratë në sektorin e sigurisë dhe atë të teknologjisë informative etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori