LAJMI I FUNDIT:

Bellingham vërteton vlerësimin e lartë nga Messi në paraqitjen mbresëlënëse ndaj Stuttgartit

Bellingham vërteton vlerësimin e lartë nga Messi në paraqitjen mbresëlënëse ndaj Stuttgartit

Jude Bellingham ka shijuar një rritje të shpejtë që nga bashkimi me Borussia Dortmund në vitin 2020.

Ylli i Anglisë ishte një nga kandidatët në garë për çmimin prestigjioz “Golden Boy” në festën luksoze në Paris të hënën mbrëma. Por ,për fat të keq, trofeu u fitua nga Gavi i Barcelonës.

Bellingham, megjithatë, mori lëvdata nga Lionel Messi, i cili zgjodhi 19-vjeçarin si zgjedhjen e tij të tretë në vota. Vlerësimi i lartë nga argjentinas, një ish-fitues shtatë herë i Topit të Artë, nuk është diçka e keqe – dhe lojtari e justifikoi verdiktin e argjentinasit me një tjetër shfaqje fantastike për Dortmundin të shtunën pasdite.


Bellingham ishte i rëndësishëm teksa skuadra gjermane fitoi 5-0 kundër Stuttgartit dhe shënoi dy herë.

Bellingham ka rënë në sytë e gjigantëve evropianë, por nuk kishte arritur të shënonte në ligë deri në ndeshjen e së shtunës. Dy golëshi i tij kundër Stuttgartit tani do të thotë se adoleshenti i talentuar ka shënuar tashmë tetë gola në të gjitha garat këtë sezon: dy më shumë se sa që i realizoi gjatë gjithë sezonit 2021/22.

Forma mbresëlënëse e Bellingham, çuditërisht, ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane – përfshirë Liverpoolin , të cilët besohet se janë të prirur për të arritur një marrëveshje për shërbimet e mesfushorit verën e ardhshme.

Pas shitjes së Erling Haaland te Manchester City, Dortmundi nuk kishte gjasa të merrte kurrë ndonjë ofertë për Bellingham – megjithëse klubet me siguri do ta vënë në provë këtë qëndrim verën e ardhshme. Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij, Bellingham ka këmbëngulur në më shumë se një rast se ai nuk po mendon për asgjë tjetër përveç jetës në Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar

Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Carvajal poston foto në Instagram pas lëndimit, tregon se do t'i mungojë gjatë Realit

Carvajal poston foto në Instagram pas lëndimit, tregon se do t'i mungojë gjatë Realit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Fatin e De Rossit mund ta ketë edhe Juric, Roma mund ta shkarkojë trajneri kroat vetëm pas 20 ditëve

Fatin e De Rossit mund ta ketë edhe Juric, Roma mund ta shkarkojë trajneri kroat vetëm pas 20 ditëve

Serie A
Kalo në kategori