LAJMI I FUNDIT:

“Fenomeni” e lë Ronaldon jashtë listës së më të mëdhenjve të të gjitha kohërave

“Fenomeni” e lë Ronaldon jashtë listës së më të mëdhenjve të të gjitha kohërave

Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario i njohur si “Fenomeni” ka shpërfillur sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, kur diskutoi për lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në futboll.

Braziliani foli për një “grup special” që përfshinte disa nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë, por la jashtë pesë herë fituesin e Topit të Artë, portugezin e Djajve të Kuq.

Aktualisht, Ronaldo  ka mjaft probleme te Unitedi – duke pasur parasysh se Erik Ten Hag e ka lënë jashtë skuadrës së ekipit të parë pas refuzimit të tij për të luajtur në fitoren 2-0 ndaj Spurs këtë javë.


Për të shtuar fyerjen ndaj lëndimit emocionale, Ronaldo tani është lënë jashtë një liste ekskluzive të legjendave të futbollit të përpiluar nga “Fenomeni” brazilian.

“Fenomeni” foli në një intervistë ekskluzive për The Guardian, ku zbuloi se cilët janë sipas tij lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

“Mendoj se ka një grup shumë, shumë të veçantë ku keni Diego Maradona, Messi, Cruyff, Beckenbauer, Pele, Van Basten, Ronaldinho”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Unë do të përfshija veten time. Le të thonë fansat, le ta debatojnë nëpër lokale. Por nuk mund t’i renditësh, nuk mund të krahasosh brezat”, përfundoi braziliani.

Ronaldo Nazario konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur futboll, teksa e ka zbukuruar këtë lojë të bukur me driblimet dhe golat e tij.

Ai fitoi dy trofe të Topit të Artë dhe dy Kupa të Botës gjatë karrierës së tij të shkëlqyeshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

Xhudo
Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Ligat tjera
Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Vinicius Jr përballet me një pezullim prej dy vitesh nga FIFA

Vinicius Jr përballet me një pezullim prej dy vitesh nga FIFA

Ndërkombëtare
Figo zbulon favoritin e Ligës së Kampionëve dhe cilën skuadër do të mbështesë mes Interit dhe Barcelonës

Figo zbulon favoritin e Ligës së Kampionëve dhe cilën skuadër do të mbështesë mes Interit dhe Barcelonës

Liga e Kampionëve
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori