Metoda e ftohjes së NASA-s mund të lejojë karikimin super të shpejtë të veturave elektrike
Shumë teknologji të përparuara të zhvilluara nga NASA për misionet e saj në hapësirë kanë gjetur aplikim edhe në planetin Tokë.
E fundit nga këto mund të jetë një teknikë e re për kontrollimin e temperaturës, e cila mund të mundësojë që veturat elektrike të karikohen më shpejtë duke mundësuar aftësi më të mëdha të transferimit të nxehtësisë, dhe kështu nivele më të larta të fuqisë së karikimit.
Shumë misione hapësinore të ardhshme të NASA-s do të përfshijnë sisteme komplekse të cilat duhet që të mbajnë temperatura specifike për të operuar. Sistemet e energjisë me ndarje bërthamore dhe pompat e nxehtësisë me kompresim të avullit që pritet të përdoren për të mbështetur misionet në Hënë dhe Mars do të kërkojnë aftësi të avancuara të transferimit të nxehtësisë, raporton insideevs, përcjell Telegrafi.
Një ekip studiues i sponsorizuar nga NASA po zhvillon një teknologji të re e cila “jo që do arrijë përmirësime të shkallës së transferimit të nxehtësisë për t’i mundësuar këto sisteme të mbajnë temperaturat e duhura në hapësirë, por gjithashtu do të mundësojë reduktime të konsiderueshme në madhësinë dhe peshën e pajisjeve”.
Kjo tingëllon si diçka e cila mund të jetë e dobishme për stacionet karikuese DC me fuqi të lartë.
Një ekip i udhëhequr nga profesori i Universitetit Purdue, Issam Mudawar, ka zhvilluar Eksperimentin e Zierjes dhe Kondensimit të Rrjedhës (FBCE) për të mundësuar kryerjen e eksperimenteve dyfazore të rrjedhës së lëngut dhe transferimit të nxehtësisë në mjedisin e mikrogravitetit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Siç shpjegon NASA: “Moduli i vlimit të rrjedhës së FBCE përfshin pajisje gjeneruese të nxehtësisë të montuara përgjatë mureve të një kanali rrjedhës në të cilin ftohësi furnizohet në gjendje të lëngshme. Ndërsa këto pajisje nxehen, temperatura e lëngut në kanal rritet dhe përfundimisht lëngu ngjitur me muret fillon të vlojë. Lëngu që zien formon flluska të vogla në muret që largohen nga muret me frekuencë të lartë, duke tërhequr vazhdimisht lëngun nga zona e brendshme e kanalit drejt mureve të kanalit”.
“Ky proces transferon në mënyrë efikase nxehtësinë duke përfituar si nga temperatura më e ulët e lëngut ashtu edhe nga ndryshimi i fazës nga lëngu në avull. Ky proces përmirësohet shumë kur lëngu i furnizuar në kanal është në një gjendje të nënftohur (d.m.th. shumë nën pikën e vlimit). Kjo teknikë e re e vlimit me rrjedhje nënftohjeje rezulton në një efektivitet të përmirësuar të transferimit të nxehtësisë në krahasim me qasjet e tjera”, vazhdon tutje shpjegimi i NASA mbi këtë teknologji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia amerikane duhet ta dëmshpërblejë 50 mijë dollarë personin që paralajmëroi shoferët për radarët
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Ky Lamborghini thuhet se e bën që shpejtësia 363 km/h “të duket e lehtë” në një autostradë
Pse Aston Martin po humb çdo ditë mbi 1.8 milionë dollarë?
Zeekr 001 vjen në Evropë në vitin 2023
Honda hap fabrikën e parë për prodhimin e baterive të reja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë