LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur mbrojtësja e Azovstal e mbajtur nga rusët për pesë muaj, takon më në fund vajzat e saj

Momenti kur mbrojtësja e Azovstal e mbajtur nga rusët për pesë muaj, takon më në fund vajzat e saj

Një video e publikuar tregon momentin prekës kur një e burgosur e Azovstal u ribashkua me vajzat e saj.

Siç bëhet e ditur, Emine Dzheppar, zëvendësministrja e parë e punëve të jashtme për Ukrainën, postoi në Twitter videon ku shihet mbrojtësja e Azovstal, Zoryana Repetska që ribashkohet me vajzat e saj. Dzheppar thotë se ajo ishte burgosur nga rusët për pesë muaj, transmeton Telegrafi.


“Shikoni se si mbrojtësja e Azovstal, Zoryana Repetska takon familjen e saj pas 5 muajsh sa u mbajt nga rusët”, shkroi Dzheppar në postimin e saj.

“Ribashkim i përlotur me vajzat e saj që e prisnin aq shumë nënën e saj”.

Në video shfaqen tre vajza që bërtasin dhe vrapojnë drejt Repetskas duke mbajtur lule dhe duke e përqafuar.

Të hënën, më shumë se 100 gra ukrainase u liruan nga rusët si pjesë e asaj që mendohet të jetë një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve në luftë deri më tani.

Nga ukrainasit, 12 ishin civilë dhe 37 ishin kapur nga forcat ruse pas rënies së fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit në maj. Nuk është e qartë nëse Repetska ishte në mesin e atyre të liruarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori