LAJMI I FUNDIT:

Erdogan thotë se Putini është zbutur dhe është më i hapur për dialog

Erdogan thotë se Putini është zbutur dhe është më i hapur për dialog

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë” për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Nuk jemi pa shpresë,” tha Erdogan për mundësinë e negociatave. “Pashë që Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.”


Presidenti turk theksoi se shpreson të zhvillojë bisedime me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës në të ardhmen e afërt.

Kremlini, megjithatë, tha se një bisedë e re telefonike mes Putinit dhe Erdogan nuk është aktualisht në planet e presidentit rus, por se “ajo mund të organizohet shpejt”.

Lidhur me fjalët e Erdoganit se Putini është zbutur dhe është i hapur për dialog më shumë se më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov thotë se Putini ka qenë i hapur për bisedime me Ukrainën që në fillim.

“Nëse ju kujtohet, presidenti Putin u përpoq të niste bisedimet me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara edhe para operacionit special ushtarak.

“Putini ishte i hapur për negociata kur pothuajse u ra dakord për një dokument mes [negociatorëve] rusë dhe atyre ukrainas. Pra, në këtë drejtim, asgjë nuk ka ndryshuar. Pozicioni i palës ukrainase ka ndryshuar… Ligji ukrainas tani ndalon çdo negociatë.” /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori