LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk përfshihet në një debat të çuditshëm me aleatin e Putinit

Elon Musk përfshihet në një debat të çuditshëm me aleatin e Putinit

Themeluesi i markës së veturave Tesla, Elon Musk, gjithnjë e më tepër po bëhet pjesë e diskutimeve rreth luftës në Ukrainë, mes raporteve të fundit se ka qenë duke komunikuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai u përball me kritika të gjera pasi propozoi një marrëveshje paqeje që përfshinte kalimin e Krimesë nën kontrollin de-juro të Rusisë, raporton skynews.


Ndërhyrja e fundit përfshin një shkëmbim disi të çuditshëm në Twitter me ish-kryeministrin rus, zyrtarin e lartë të Kremlinit dhe aleatin e shquar të Putinit, Dmitry Medvedev.

Musk e kishte komplimentuar Medvedevin për “talljen shumë të mirë” me kryeministren në largim të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Ai më pas pyeti nënkryetarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë për situatën aktuale në Bakhmut, i cili është përballur me bombardime intensive ruse gjatë ditëve të fundit.

Medvedev përfundoi (të paktën tani për tani) diskutimin në dukje miqësor me Muskun – “shihemi në Moskë në Ditën e Fitores”.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë po konsideron rishikimin e të gjitha kontratave me biznesmenin amerikan, Elon Musk pas deklaratave të tij për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori