Nga: John Burn / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Po ta kishit bërë një vizitë në Byronë Kombëtare të Statistikave të Kinës, në ditët pas zgjedhjes së Xi Jinpingut si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës – më 2012 – do të kishit gjetur një mori të të dhënave ekonomike.
Numri i njerëzve të punësuar në sektorin argëtues në këndet e lojërave nëpër lagje, eksportet e gazit natyror nga Guangdongu për në provincat e tjera, bilanci i energjisë elektrike në Mongolinë e Brendshme. Mund të kërkoje çfarë të duash, ata e publikonin, së bashku me më shumë se 80 mijë të dhëna tjera për krahasim – për cilëndo periudhë kohore.
Por, vetëm një vit më vonë, nuk u përditësuan të dhënat për sektorët e sipërpërmendur dhe për mijëra të tjerë. Shko në vitin 2016 dhe pa sqarim bëhet ndërprerja e më shumë se gjysmës së gjithë treguesve të publikuar më parë prej byrove kombëtare dhe komunale të statistikave. Zhdukjet e tilla vërtetë kanë qenë marramendëse.
Duke i analizuar gjërat nga ky aspekt, nuk duket shumë befasues vendimi i kësaj jave për të vonuar pafundësisht publikimin e treguesve kryesorë të tremujorit të tretë, përfshirë produktin e brendshëm bruto: vazhdon trendi drejt paqartësisë statistikore, teksa Kina kalon nga një rritje e lartë e qëndrueshme në shifrat më modeste. Ndërprerja e energjisë elektrike është veçse një prej shumë sinjaleve që tregon se cilido numër që do të dalë në fund, ai nuk ka gjasa të jetë i lartë – dhe në çdo rast mund të merret me skepticizëm.
Përveç faktit se zakonisht nuk fshiheshin provat e performancës së mirë, shumë nga detajet për çështjet e caktuara, që nuk u përditësuan, janë përdorur më parë nga analistët për t’i kontrolluar treguesit kryesorë që Kina i publikon, duke mësuar shpeshherë se shifrat e PBB-së mbivlerësojnë performancën. Kemi mbetur me tregues gjithnjë e më jokonvencionalë për të vlerësuar performancën aktuale të Kinës. Gjërat nuk duken mirë.
Në një studim të mahnitshëm të kohëve të fundit, Luis Martinez – ekonomist në Universitetin e Çikagos – përdori të dhënat për intensitetin e dritës gjatë natës, përmes imazheve satelitore, për të treguar se rritja e PBB-së kineze, gjatë 20 vjetëve të fundit, mund të ketë qenë për rreth një të tretën më e ngadaltë – sesa raportohet çdo vit – duke e bërë ekonominë e saj dukshëm më të vogël se ShBA-ja, në vend se kjo të jetë paksa më e madhe.
Sa i përket treguesve të kohës reale, me të cilat jemi njohur gjatë pandemisë – siç është përdorimi i transportit publik, bllokimi i rrugëve dhe nivelet e fluturimeve – ato ofrojnë arsye të mirë për të kuptuar se kanë mbetur pezull shifrat e PBB-së së Kinës. Me pothuajse një në pesë persona mbi të tetëdhjetat që ende nuk është vaksinuar, krahasuar me rreth shtatë për qind në ShBA dhe praktikisht zero për qind në Mbretërinë e Bashkuar, tentimi i Kinës për zero-Kovid ushtron presion të vazhdueshëm në rënien në prodhim. Me nivele më të mira aktiviteti – se çdo vend tjetër në fillim të vitit 2021 – Kina tashti është një prej vendeve që ngec, duke operuar më ulët me rreth një të tretën sesa normalja.
Duke u bazuar në raportin mes shifrave të mëparshme të publikuara të PBB-së kineze, dhe të dhënave të mbledhura nga The Economist, Banka e Rezervës Federale në Nju-Jork dhe faqja e gjurmimit të fluturimeve, Airportia, vlerësoj se shifra e rritjes ekonomike të Kinës, për tremujorin e tretë, do të jetë me rreth tre për qind, dukshëm më poshtë se objektivi prej 5.5 për qind dhe shumë më ulët se parashikimet e fundit. Nëse zgjerohet analiza duke zbatuar edhe studimin e Martinezit të bazuar në satelitë, kjo shifër bëhet 2.7 për qind -sa gjysma e objektivit.
Nëse realiteti është kaq larg pritshmërive, mund të shohim se do të zhduket edhe pjesa tjetër e statistikave ekonomike të Kinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Pasuria e ministres Donika Gërvalla, një shtëpi, arë, truall e veturë - deklarimi i plotë

“Në fushë jam shqiptar, në jetë zviceran”, Xherdan Shaqiri flet për mentalitetin e tij

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'