Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur përmbajtësor takimin me kryeministrin Albin Kurti, ndërkaq theksoi se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet ta ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj në një deklaratë për media tha se tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, me njohje reciproke dhe se po ashtu kanë diskutuar për sfidat e Kosovës në këtë proces.
“Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale Kosovë-Serbi. Diskutuam për krejt nenet e marrëveshjes, preambulën, etj”, tha kreu i AAK-së.
Ai tha se ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës dhe jo vetëm përkrahjen.
“Për të pasur ky proces garanca të plota duhet të nënshkruhet edhe nga SHBA-të… Nuk mundet me u konsideru i sigurt pa nënshkrimin e Amerikës… E duhura do të ishte që të ndodh në Uashington dhe besoj dhe ishte kërkesë e imja që si garancë në këtë proces të kemi vulën e Amerikës”, tha lideri i AAK-së.
Ndërkaq, sa ka gjasa që AAK të përfshihet në qeverisje nëse nënshkruhet marrëveshja, Haradinaj u shpreh “zero”.
Ai po ashtu tha se çështja e dialogut me Serbinë duhet të merret seriozisht sepse vendimet e dialogut pastaj nuk mund të ndryshohen.
“Vendimet e dialogut nuk janë vendime që i ndryshon dikush pastaj… duhet të jemi sa më serioz pas parasysh faktin dhe shkallën e seriozitetit të akterëve ndërkombëtar. Do të punojmë që Kosova të del e suksesshme. Nuk bëhet fjalë për agjenda zgjedhore e qeverisëse, por bëhet fjalë për fatin e fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm… Ne jetojmë sot me obligimet që ka marr Kosova në dialog dhe nuk mund të ikim nga ato obligime sikur e shihni.
Në këtë drejtim Aleanca nuk kursehet dhe do ta ndihmojnë Kosovën, jo Albinin Kurtin, jo qeverinë. Ka pas qeveri edhe para Kurtit dhe do të ketë edhe tjera, por Kosova do të jetë vetëm një”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër