LAJMI I FUNDIT:

Pamjet shfaqin rrënojat e rrëzimit të aeroplanit amerikan F-35 në Utah

Pamjet shfaqin rrënojat e rrëzimit të aeroplanit amerikan F-35 në Utah

Një video e re tregon rrënojat e një aeroplani luftarak F-35 të Forcave Ajrore amerikane të rrëzuar në fund të një piste në Utah.

Zjarre të vogla shihen në tokë në zonën përreth aeroplanit. Përplasja e së mërkurës ndodhi në bazën e Forcave Ajrore Hill rreth orës 18:15, raporton foxnews.


“Krahu 388 Fighter Wing” njoftoi se F-35 A Lightning II u rrëzua në skajin verior të pistës së bazës.

“Ekuipazhet e emergjencës brenda dhe jashtë bazës u përgjigjën menjëherë”, tha ai.

Piloti u hodh gjersa u gjet dhe u transportua në një qendër mjekësore lokale për trajtim.

Ndryshe, aktualisht shkaku i rrëzimit nuk dihet dhe hetimet tashmë kanë filluar. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com