LAJMI I FUNDIT:

Droga thahet në dhomat dhe tavanin e një shtëpie në Deçan

Droga thahet në dhomat dhe tavanin e një shtëpie në Deçan

Gjatë operacionit të Policisë në një shtëpi në fshatin Maznik të Deçanit janë gjetur bimë narkotike duke u tharë, mjete të përdorura për prerjen e kanabisit e gjithashtu një sasi e gatshme e kanabisit.

Bastisja kishte nisur fillimisht në një shtëpi në Maznik e më pas edhe në një vend malor afër fshatit, ku janë gjetur dy plantacione të drogës.


I dyshuari i arrestuar në shtëpinë e bastisur mohon të ketë lidhje me substancat narkotike.

Ai nuk pranon të flasë duke mohuar se ka qenë në atë shtëpi.

Edhe pse provat e thonë të kundërtën prokurori atij i tregon se edhe heshtja është e drejtë e të dyshuarit.

Prokurori i shtetit, Ersan Qavolli, ka treguar se tash pasi kanë përfunduar bastisjet do të shkojnë në vendin që po mbahej nën vëzhgimin e Policisë, ku dyshohet se janë plantacionet e kanabisit.

“Tash kur kemi përfunduar me bastisje do shkojmë në lokacionet e fundit ku gjatë masave të fshehta të përdorura kemi parë se ka substancë të dyshuar e llojit kanabis”, tha Qavolli.

Gjatë këtij operacioni janë bastisur 10 lokacione në dy qytete, në Deçan dhe Gjakovë, dhe janë arrestuar me urdhër të prokurorit 7 persona të dyshuar.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale – kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës apo kanabisit, dhe për shitblerje të drogës.

Në komunën e Gjakovës janë sekuestruar rreth 500 gramë narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione janë sekuestruar dhe asgjësuar bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë në sasi totale mbi 100 kilogramë.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para “cash” dhe prova të tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështjeje penale.

Prokuroria ka treguar se gjatë aksionit ka sekuestruar dhe asgjësuar drogë në vlerë 600 mijë euro.

Prezent në vendin e ngjarjes gjatë shkatërrimit ka qenë edhe prokurori i shtetit Ersan Qavolli.

“Pasi kemi marr mostrat dhe kemi numëruar bimët narkotike do fillojmë edhe me shkatërrimin e tyre, ku prezentë janë edhe të dyshuarit që ne kemi fakte dhe prova se këta janë marrë me kultivimin e kësaj substance narkotike”, theksoi Qavolli. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori