LAJMI I FUNDIT:

Baton Haxhiu: Projekti i marrëveshjes finale brenda pak javësh, pak gjëra mund të ndryshohen në tavolinë

Baton Haxhiu: Projekti i marrëveshjes finale brenda pak javësh, pak gjëra mund të ndryshohen në tavolinë

Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë është shumë afër dhe sipas tij shumë pak gjëra kanë mbetur ende në tavolinë që mund të ndryshohen.

Njohja nga Serbia nuk është afër, të paktën jo në këtë fazë të dialogut. I këtij mendimi është gazetari, Baton Haxhiu, i cili ka thënë se tashmë Kosova gjendet në fazën e dytë të dialogut, dhe një marrëveshje e mundshme është afër.

Marrëveshja Kosovë-Serbi, sipas Haxhiut, është e lidhur procesin e “reformimit” e Bashkimit Evropian, i cili sipas tij është duke punuar ta ndërtojë një “Evropë tjetër”,  në vitin 2029 ku si simbolikë do ta ketë marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.


“Duke ditur që kemi një 10 vjetësh para, është paraparë që ky proces i reformimit të BE-së t’i ketë tri faza. Faza e parë është përfunduar. Faza e dytë është për vitin që vjen, që lidhet me pushtimin respektivisht mbrojtjen heroike të vendit që i bën Ukraina vetes edhe Evropës. Në njëvjetorin e fillimit të pushtimit të Ukrainës do të krijohet një unitet evropian që simbol do ta ketë marrëveshjen Kosovë-Serbi”, ka thënë Haxhiu.

Ai tha se projekti i marrëveshjes finale Kosovë-Serbi është shumë afër dhe kanë mbetur shumë pak gjëra në tavolinë që mund të ndryshohen.

“Kryeministri tha sot në Gjilan se projekti është i lëngshëm dhe ende asgjë s’ka të ngurtësuar. Unë mendoj se lëngshmëria ka ikur dhe ka shumë pak për të biseduar. Kornizës i ka ardhur fundi dhe ka shumë pak javë që projekti do ta marr formën finale”.

Po ashtu, Haxhiu foli edhe për mundësinë e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin tha se veçse “është në tavolinë” dhe është shumë afër përfundimit.

Në “Debat Plus”, Haxhiu, tha se një draft i Asociacionit i është ofruar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, i cili sipas Haxhiut, e ka refuzuar kategorikisht duke thënë se është anti-kushtetues.

“Bislimit kur i është ofruar ky draft kategorikisht e ka refuzuar, ka treguar edhe atyre që ia kanë ofruar se është antikushtetues, kjo është një muaj më herët që kjo është kundër kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ai.

“Asociacioni, dy pika janë interesante, as Kosova dhe as Serbia nuk do t’i hynë ndryshimeve kushtetuese. Asociacioni është në ndërtim e sipër dhe është para fundit”, ka vijuar Haxhiu.

Haxhiu, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, duke thënë se ka krijuar pritshmëri surreale tek populli.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori