LAJMI I FUNDIT:

Dojna Mema rrëfen përjetimet e saja gjatë dhe pas shtatzënisë

Dojna Mema rrëfen përjetimet e saja gjatë dhe pas shtatzënisë
(Foto: Instagram/dojnamema)

Dojna Mema ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së saj gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes së djalit Nolan.

Moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” të Top Channel, ku foli për vështirësinë e parë të shtatzënisë, që ishte mungesa e informacioneve zyrtare dhe të sakta lidhur me problemet pas lindjes, siç janë laktacioni apo depresioni.

“Unë e kam mbajtur vetë deri tani që është dy muajsh. Tani do kujdeset një zonjë për te paraditeve. Mua më ka ndodhur dhe e kam menduar që në Shqipëri gruaja nuk ka shumë informacion për ato që vijnë pas lindjes. Jo vetëm për depresionin postpartum, apo laktacioni, duhet të ketë klasa në Shqipëri që duhet të japin këto informacione të konfirmuara. Gjërat bazike që nëna duhet të dije kur sjell në jetë bebin. Mami im ka pasur depresion me lindjen e parë, dhe ajo as që nuk e dinte se çfarë kishte. Shumë njerëz nuk e kanë këtë mundësi dhe është problem. Unë isha përgatitur shumë për laktacionin dhe e përjetova shumë lehtë”, ka thënë Dojna.


View this post on Instagram

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Ajo ka theksuar se ka pasur kompleks në fillim lindjes përmes rrugës çezariane (me operacion), por sot shprehet e lumtur për zgjedhjen e saj.

“Kompleks kam pasur faktin që linda me cezarian (operacion) dhe jo me lindje natyrale. Kjo ka qenë pjesa më e komplikuar që unë e kam vuajtur shumë. Për fat kisha Vlashentin afër. Deri në momentin e fundit kam shkuar në spital me idenë që do lindja vetë. Kisha panik, as nuk e kisha menduar fare momentin e lindjes dhe kur erdhi…nuk isha vërtetë gati. Por të kisha pasur një ndjekje graduale, ndoshta mund ta kisha përballuar por tani jam e lumtur për zgjedhjen e bërë. Shtatzëninë e kam pasur shumë te lehtë, e kam përjetuar shumë mirë. Kam lindur në javën e 41 se fëmija ishte pak ‘përtac’. E mira që të gjitha gratë të ndjekin një regjim të mos konsumojnë gjëra të dëmshme, pavarësisht se unë kam ngrënë pica”, ka deklaruar tutje.

Si çdo nënë që i ndryshon jeta direkt pas ardhjes në jetë të fëmijës, Dojna tregoi se ishte pak ‘strikte’. Ajo tha se e kishte problem në fillim të kishte njerëz afër, pasi donte që të kalonte sa më shumë kohë me Nolan. Dojna tregoi edhe sesa baba i përkushtuar është Vlashenti, i cili ka qenë një ndihmesë e madhe për të.

View this post on Instagram

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

“Kisha problem të kisha njerëz të tjerë nëpër këmbë. Herë pas herë vinte mami im dhe i Vlashenitn, ndërkohë që unë nuk doja të shihja njeri. Ishte momenti që do të rrish vetëm me fëmijën tënd. Kisha Vlashentin, që e dija që do të ishte baba i përkushtuar dhe ‘efikas’. Kishte instinkte më shumë se unë”, ka treguar Dojna.

View this post on Instagram

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Kalo në kategori