LAJMI I FUNDIT:

Marigona Hajdari dhe Leonora Demaj mezi presin të luajnë për Kosovën

Marigona Hajdari dhe Leonora Demaj mezi presin të luajnë për Kosovën
(Foto: kosovahandball.info)

Dy prej lojtareve kryesore të Kosovës, Marigona Hajdari dhe kapitenia Leonora Demaj, kanë zhvilluar ndeshjet e fundit në elitën daneze para grumbullimit me përfaqësuesen.

Skuadra jonë grumbullohet javën e ardhshme për ndeshjet me Ishujt Faroe, që i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Kosova më 3 dhe 5 nëntor luan ndaj Ishujve Faroe.


Të dy ndeshjet luhen në Istog. Planifikohen edhe dy miqësore para ndeshjeve me Ishujt Farore. Në ndeshjen e fundit me skuadrën Ringkobing, Demaj i kishte katër gola e tri asistime, ndërsa Hajdari i kishte tri gola e pesë asistime. Kampionati i Danimarkës është një prej më të fortëve në botë.

“I kemi luajtur ndeshjet e fundit me Ringkobingun para grumbullimit me Kosovën. Edhe pse kemi humbur disa ndeshje, kemi bërë paraqitje të mira dhe kemi marrë disa pikë pa pritur. Kështu që mund të jemi të kënaqur”, ka thënë Marigona në prag të udhëtimit për në Kosovë.

Marigona është e entuziazmuar që sërish do të luaj për përfaqësuesen e shtetit të saj.

“Një kohë shumë të gjatë nuk kemi pasur grumbullim me Kosovën kështu që jemi duke i pritur ndeshjet e ardhshme me shumë emocione. Mezi presim të grumbullohemi. Kemi nevojë për fitore, ndërsa fakti që ndeshjet janë në Kosovë, në vendin tonë, është një plus shumë i madh. Natyrisht të gjitha ne llogarisim në përkrahjen e shikuesve për të vazhduar ngritjen si kombëtare”, ka shtuar organizatorja e lojës.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori