LAJMI I FUNDIT:

​Edhe 39 persona kërkohet të përfshihen si viktima në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve

​Edhe 39 persona kërkohet të përfshihen si viktima në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave ka rekomanduar që në grupin ekzistues prej 32 personave që pretendojnë se janë viktima në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve, të përfshihen edhe 39 të tjerë dhe të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës.

Kjo zyrë ka kërkuar që identiteti i tyre të mbahet konfidencial dhe sipas saj krimet që parashtruesit e ankesave pretendojnë se kanë pësuar përkojnë me vendet dhe kohën e përmendur në aktakuzë. Lidhur me këto kërkesa do të marrë vendim gjykatësi i procedurës paraprake.

Shefja e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun, Angela Griep njoftoi se me rekomandimin për 39 viktima pjesëmarrëse në këtë proces, janë refuzuar gjashtë parashtrues me kërkesa të tilla.


Raporti i tetë mbi pjesëmarrjen e viktimave në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është dorëzuar më 14 tetor.

“Zyra Administrative dorëzoi më 14 tetor raportin e saj të tetë mbi pjesëmarrjen e viktimave. Në raport, Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave rekomandon që 39 nga 45 parashtruesit e kërkesave të pranohen si viktima pjesëmarrëse në proces. Sipas mendimit të Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave, krimet që parashtruesit e ankesave pretendojnë se kanë pësuar përkojnë me vendet dhe kohët e përmendura në aktakuzë. Viktimat flasin gjuhën shqipe ose serbe dhe banojnë në shtete të ndryshme”.

“Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave ka vlerësuar se të gjitha viktimat kanë pësuar krime të ngjashme me ato që pretendohet se janë kryer nga të njëjtët kryes. Rrjedhimisht, Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave rekomandoi që në grupin ekzistues prej 32 viktimash pjesëmarrëse në këtë çështjeje gjyqësore, të përfshihen edhe 39 viktima të tjera dhe ato të përfaqësohen nga i njëjti Mbrojtës Viktimash”, tha Griep.

Griep tha se Zyra e Pjesëmarrës së Viktimave ka konstatuar se 39 parashtruesit e kërkesave për pranim si viktima pjesëmarrëse në këtë proces duhet të konsiderohen si veçanërisht të cenueshëm.

Andaj, kjo zyrë ka kërkuar që identiteti i tyre të mbahet konfidencial.

Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes kundër Thaçit dhe të tjerëve do të mbahet më 4 nëntor të këtij viti.

“Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi se gjatë konferencës për ecurinë e çështjes ai do të kërkojë nga Mbrojtja dhe Prokuroria që të bëjnë të ditur nëse parashikojnë të hasin vështirësi lidhur me kalimin e lëndës Trupit Gjykues deri në fund të vitit. Ai më tej do të kërkojë informacion të përditësuar nga Prokuroria për procesin e nxjerrjes së materialeve dhe nëse parashikohet të hasen vështirësi në dorëzimin të listës së 40 dëshmitarëve të parë që Prokuroria synon të thërrasë për të dëshmuar në gjykim deri më 18 nëntor”.

“Gjithashtu, Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi se ai do të presë të marrë informacion të përditësuar nga Mbrojtja për ecurinë e hetimeve të saj. Lidhur me kundërshtimet që Mbrojtja mund të ketë për ndonjë nga provat e nxjerra, Gjykatësi u interesua të dijë nëse ata parashikojnë të hasin vështirësi në lidhje dorëzimin deri më 18 nëntor të njoftimeve përkatëse”, tha Griep gjatë informimet të rregullt javor për mediat.

Ndërsa në çështjen kundër Pjetër Shalës, trupi gjykues ka mbajtur sot seanca të mbyllura me palët ndërsa janë anuluar seancat publike të parapara për 20 dhe 21 tetor.

Konferenca e fundit përgatitore për gjykim në këtë çështje ka përfunduar të mërkurën ndërsa pritet që së shpejti turpi gjykues të marrë vendimin me të cilin cakton datën e fillimit të procesit gjyqësor.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori