LAJMI I FUNDIT:

“Senegali në Kupën e Botës për ta fituar atë”, Koulibaly befason me deklaratën e tij

“Senegali në Kupën e Botës për ta fituar atë”, Koulibaly befason me deklaratën e tij

Kapiteni i Senegalit dhe mbrojtësi i Chelseat, Kalidou Koulibaly ka thënë se kombëtarja e tij synon të bëhen kombi i parë afrikan që fiton Kupën e Botës, me turneun në Katar saktësisht një muaj larg nga tani.

Asnjë skuadër nga kontinenti afrikan nuk ka kaluar ndonjëherë në çerekfinale, me Kamerunin (1990), Senegalin (2002) dhe së fundmi Gana (2010) të eliminuar në 1/8-tën – të gjitha pas kohës shtesë ose penalltive.


Turneu i këtij viti fillon më 20 nëntor, kur nikoqirët përballen me Ekuadorin në Grupin A, me Senegalin që fillon sezonin e tyre, në të njëjtin vend, kundër Holandës të nesërmen.

Koulibaly, i cili luan rregullisht në Ligën Premier, beson se përfaqësuesit e Afrikës duhet të mendojnë më shumë sesa thjesht të arrijnë në fazën e eliminimit.

“Kombeve afrikane u mungon vetëvlerësimi dhe vetëdija se mund të fitojnë vërtet një Kupë Bote”, ka thënë fillimisht 31-vjeçari për BBC Sport Africa.

“Ne konsiderojmë se kalimi i fazës së grupeve është një gjë e mirë, por duhet të vendosim synime më të larta për veten tonë”.

“Nuk mendoj se skuadra franceze apo ajo angleze janë të kënaqura me kalimin në fazën e grupeve – ata duan të shkojnë më tej”.

“Ne duhet të kemi të njëjtin mentalitet. Kjo është ajo që unë po përpiqem të sjell në Senegal”.

“Mendoj se është koha që një vend afrikan të fitojë Kupën e Botës, sepse ne jemi një kontinent shumë i talentuar. Ne kemi lojtarë të mëdhenj”, përfundoi Koulibaly. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori