LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka kërkuar nga Irani më shumë dronë dhe raketa balistike

Rusia ka kërkuar nga Irani më shumë dronë dhe raketa balistike

Rusia prej javësh po sulmon Ukrainën me dronët kamikazë iranian të tipit Shahed-136, që rusët i quajnë Geran-2, pretendojnë nga Kievi dhe aleatët e saj.

Moska nga Irani siguroi 2.400 sosh, pretendon Ukraina, duke theksuar se po godasin rrjetin energjetik por edhe ndërtesa kolektive në qytetet ukrainase, transmeton Telegrafi.

E Irani mohon kategorikisht pretendimet se i ka dhënë dronë Rusisë, kurse zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se “nuk ka informacione” për raketat apo dronët e tyre.


“Përdorim pajisjet dhe armët ruse”, shtoi Peskov i cili njihet si një mbështetës i fuqishëm i presidentit rus Vladimir Putin.

Ukraina dhe qeveritë perëndimore si dhe analistët ushtarakë, besojnë se Geran-2 janë dronë të riemëruar nga Shahed-136, që mund të identifikohen nga krahët, por edhe nga një kontroll teknik i fragmente të dronëve që kanë shpërthyer.

Një zyrtar iranian në kushte anonimiteti ka thënë për Reuters, se Rusia ka kërkuar më shumë dronë iranian, por edhe raketa balistike “me precizitet më të lartë”.

Kjo kërkesë i është bërë zyrtarëve të Teheranit gjatë vizitës së tyre në Moskë, e ky burim tha se Irani i ka premtuar se do t’i dërgojë Rusisë dronë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori