LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag premton se do të bëjë ‘marrëveshje’ me Ronaldon pasi ai ‘iku’ drejt zhveshtores i revoltuar

Ten Hag premton se do të bëjë ‘marrëveshje’ me Ronaldon pasi ai ‘iku’ drejt zhveshtores i revoltuar

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka pohuar se do të “merret” me Cristiano Ronaldon pasi ylli portugez u largua drejt zhveshtores përpara vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Tottenham Hotspur.

Golat nga Fred dhe Bruno Fernandes siguruan një fitore për Djajtë e Kuq ndaj sfiduesve për titull në ndeshjen e luajtur të mërkurën mbrëma në Old Trafford.

Ronaldo ishte në bankinë për ndeshjen ndaj ekipit të Antonio Contes, pasi kishte shënuar vetëm dy gola në Ligën Premier gjatë gjithë sezonit.


Në vend të tij, Marcus Rashford filloi në sulm nga minuta e parë, me Djajtë e Kuq që vazhduan të bënin performancën e tyre më të mirë që kur Ten Hag mori drejtimin.

Pavarësisht fitores së tyre, një njeri dukej më pak se i kënaqur, me Ronaldon të filmuar duke u larguar drejt zhveshtores rreth minutës së 89-të.

Pamjet nga Amazon Prime treguan Ronaldon duke ecur poshtë vijës së kontaktit dhe duke parë mbi supe ndërsa loja vazhdonte pas tij. Më pas ai hoqi bluzën e stërvitjes me mëngë të gjata teksa u kthye në zhveshtore në Old Trafford.

Incidenti i hoqi shkëlqimin e fitores mbresëlënëse të Unitedit, me Ten Hag që pretendon se do të merret me incidentin sot (e enjte). Holandezi donte të minimizonte incidentin, por zbuloi se nuk kishte folur me Ronaldon përpara se të largohej.

“Ai ishte aty, e kam parë por nuk kam folur. Do të merrem me këtë nesër (sot)””, ka thënë fillimisht Ten Hag për Amazon Prime.

“Ne po festojmë këtë fitore dhe tani duhet të rikuperojmë dhe një tjetër lojë të madhe të shtunën ndaj Chelseat. Liga Premier është shumë emocionuese”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Premier League
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Kalo në kategori