LAJMI I FUNDIT:

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët planifikojnë tërheqjen e madhe në Kherson

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët planifikojnë tërheqjen e madhe në Kherson

Deklarata e fundit e zyrtarëve të lartë rusë “për situatën e rëndë” në rajonin e Khersonit, është e pazakontë dhe sigurisht se sugjeron që autoritetet ruse planifikojnë tërheqje të madhe të forcave të tyre nga ky rajon në perëndim të lumit Dnipro, thuhet në raportin më të fundit të ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Gjithashtu theksohet se fakti që edhe gjenerali rus Sergei Surovikin, i ngarkuar për luftën në Ukrainë ka folur për “situatën e rëndë”, tregon se rusëve nuk po u shkojnë gjërat sipas planeve, transmeton Telegrafi.

“Fakti që gjenerali Surovikin i ngarkuar me luftën në Ukrainë, flet për një situatë të rëndë, tregon qartë se ka informacione që lufta nuk po shkon sipas planeve”, thuhet ndër tjera në raport, ku britanikët shtuan se rusët po mendojnë seriozisht mundësinë e tërheqjes së forcave nga ky rajon.


“Sfida për t’i tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nëpërmjet lumit të gjerë mbi 1.000 metra, do t’i kushtonte shtrenjtë. Fakti që urat janë shkatërruar mbi Dnipro, Rusia do të duhej të mbështetej në urën nga skelet të montuar në Kherson”, thuhet ndër tjera.

Ndryshe zyrtarët pro-rusë në këtë rajon të pushtuar kanë filluar me evakuimin e mbi 60 mijë personave të cilët po dërgohen në Rusi, nga frika se kundërofensiva e ukrainasve mund të zgjerohet në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori