LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Çështja e dialogut të kaloj nën lidershipin amerikan – Escobar solli mesazh të qartë

Tahiri: Çështja e dialogut të kaloj nën lidershipin amerikan – Escobar solli mesazh të qartë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se çështja e dialogut tani ka lëvizur nga pika e shtatë në fillim të mandatit të Kurtit, në pikën e parë.

“Ne kemi kërkuar në seancën e fundit, kryetari Haradinaj ka kërkuar që kryeministri të vij në Kuvend dhe të raportoj për gjendjen aktuale. Për AAK-në dy çështje janë të rëndësishme, e para angazhimi i Kosovës në marrëveshjen finale ligjërisht të obligueshme për njohje reciproke dhe e dyta, kemi kërkuar që çështja e dialogut të kalojë nën lidershipin amerikan në mënyrë që të kemi marrëveshje që e mbyll çështjen e jo e hap”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se ajo që po ndodh tani për tani është se ka fokus në marrëveshje teknike të vogla, ku diskutohet për targa e nuk diskutohet për esencën e problemit.


“Kjo vonesë është e pafalshme dhe si e tillë duhet të trajtohet me urgjencë. Kemi një situatë e cila vazhdon takim pas takimi, pa ndonjë rezultat”, tha Tahiri.

Duke komentuar vizitën e emisarit të SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar, Tahiri u shpreh se mesazhi i tij ishte i qartë.

“Mesazhi i emisarit Escobar ishte i qartë se SHBA-të e mbështesin fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës, që është vizion i yni strategjik. Kemi mungesë të transparencës nga ana jonë, prezenca e Escobar e ndihmon synimin e Kosovës për një marrëveshje finale”, tha ai.

Tahiri konfirmoi se sot gjatë ditës emisari Escobar do të ketë takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj derisa nuk bëri të ditur orën e takimit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori